KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim pranë një banke në Athinë
Shpërthim pranë një banke në Athinë

Shpërthim pranë një banke në Athinë

Një bombë artizanale ka shpërthyer jashtë një banke në qendër të Athinës. Sipas policisë greke,çdo gjë ka nisur pak mbas orës 22:05 të së mërkurës, sipas orës lokale, kur një person ende i panjohur, për të cilin policia thotë se është terrorist marksist, telefonoi në redaksinë e një faqeje interneti lajmesh, për të paralajmëruar se një bombë do të shpërthente në filialin e “Eurobank” në qendër të Athinës, duke dhënë 35 minuta kohë për evakuimin e zonës. Policia që mbërriti menjëherë në zonë, mundi të gjejë mekanizmin shpërthyes, i cili ishte lënë në hyrje të bankës, prej dy personave të maskuar. Bomba shpërtheu në momentin që terroristët kishin paralajmëruar. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm dhe dëmtoi fasadën e bankës si dhe xhamat e dyqaneve pranë filialit të bankës.