KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Një i vrarë dhe tre të plagosur në një lokal nate
Vlorë: Një e vrarë dhe tre të plagosur në një lokal nate

Vlorë: Një i vrarë dhe tre të plagosur në një lokal nate

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës. Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali nate pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa klientëve. Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë, si dhe janë plagosur 3 të tjerë, mes tyre një femër.
Policia e cila ka shkuar në vendgjarje dhe ka shoqëruar për në spitalin e Vlorës tre të plagosurit. Një prej tyre ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe është dërguar për kurim më të specializuar në Tiranë.
Dëshmitarët në vendgjarje bëjnë me dje se dy persona të pa maskuar kanë hyrë në ambjentet e lokalit të armatosur të dy dhe kanë shtënë në drejtim të tavolinës ku ndodhej viktima.
Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorëve. Sipas policisë viktima ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për një vrasje me paramendim të cilën e kishte kryer në vitin 2001.