KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Zëvendëskryeministri kinez Gaoli viziton Tiranën
Zëvendëskryeministri kinez Gaoli viziton Tiranën

Zëvendëskryeministri kinez Gaoli viziton Tiranën

Shqipëria dhe Kina po synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Në Tiranë ka mbërritur të dielën për një vizitë dy ditore Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Zhang Gaoli. Ai kryeson një delegacion prej pesë ministrash dhe shumë biznesmenë të fushave të ndryshme. Mediat shënojnë se zoti Gaoli, kryeson delegacionin e nivelit më të lartë kinez që viziton Tiranën në pesë dekadat e fundit. Ai do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama. Sipas mediave vizita e zotit Gaoli ka në fokus nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë” nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja.