KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhja e presidentit, dështon dhe mundësia e dytë
Zgjedhja e presidentit, dështon dhe mundësia e dytë

Zgjedhja e presidentit, dështon dhe mundësia e dytë

Parlamenti shqiptar ka konsumuar të enjten pas sukses edhe mundësinë e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Edhe në këtë seancë nuk u paraqit asnjë kandidat. Sipas ligjit shqiptar seanca megjithatë quhet e ezauruar. Ky zhvillim ishte i pritshëm. Maxhoranca thotë se po përpiqet të bindë opozitën të përfshihet në diskutime për gjetjen e një presidenti konsensual. Kjo u përsërit me këmbëngulje të enjten në seancë plenare nga kryeministri Edi Rama. “Ne kemi hyrë për bashkëpunim, konsensus dhe dialog” tha nga ana e  tij edhe kreu i parlamentit Ilir Meta pas seancës. Por nga ana e saj opozita nuk ka reaguar. Seanca e rradhës pritet të zhvillohet të enjten e ardhshme më 27 prill në orën 15. Ndërkohë në media spekullohet me emra të ndryshëm kandidatësh, por ata duken më tepër si krijime mediatike se propozime konkrete.