Radio Tirana 3

Radio Tirana 3

“Akademi politike”-studjuesi- Sulejman Abazi përballë pyetësorit rreth  temës: Kosova si një rast i veçantë zgjidhje. Kosova  është një shtet kompakt, i mirëpërcaktuar nga territori, popullsia dhe gjuha.  Njohja së fundmi nga Izraeli e pavarësisë së Kosovës, është një ngjarje domethënëse, e cila do të nxisë edhe vende të tjera te veprojnë në të njëjtën mënyrë. 
 
Nga bashkëbisedimi me zotin Abazi, disa përfundime të rëndësishme:
  1. Kështu refuzimi i deritanishëm i njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga pesë vende të BE-së lidhet  me situatën e brendshme politike të këtyre vendeve. 
  2. Normalizimi  i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, do të jetë një proces i gjatë, nderkohë deri tani pa ndryshime thelbësore.  
  3. Produkti më domethënës i diplomacisë ndërkombëtare në Kosovë ishte marrëveshja e Uashingtonit. 
  4. Kosova mbetet ende e paqëndrueshme nga pikëpamja e politikave të brendshme, gjë që ndikon negativisht përsa i përket integrimit evropian të sajë. 
  5. Zhvillimet politike dhe reformat integruese, në harmoni me politikat e SHBA-së dhe BE-së, mund ta përshpejtojnë lëvizjen e lirë dhe demokratizimin e shëndetshëm të vendit.

Radio Tirana 1LIVE