“Në botën e muzikës”: Emocionet e mbrëmjes që çeli sezonin e ri të Orkestrës Simfonike

“Në botën e muzikës”: Emocionet e mbrëmjes që çeli sezonin e ri të Orkestrës Simfonike

Në emisionin “Në botën e muzikës”, erdhën emocionet e mbrëmjes muzikore që çeli sezonin e ri të RTSH-së, në sallën e pagëzuar me emrin e Mjeshtrit “Ferdinand Deda”!

Aspak rastësi, klasi i mbrëmjeve muzikore të Orkestrës sonë Simfonike, pasi ky art cilësor bart në vetvete traditë, seriozitet, drejtues e muzikantë të zotë e të talentuar që e duan artin dhe punojnë fort, duke vendosur në të individualitetin e tyre në çdo sektor. Muzikantë që sfidojnë çdo lloj vështirësie, sepse kanë zgjedhur me dëshirë, prej pasionit, për të qenë një familje dhe për të bërë muzikë së bashku.

Pikërisht mbrëmja që çeli sezonin ka protagonist dirigjentin dhe kompozitorin Gridi Kraja, muzikantin që u rrit e u mirëformua në gjirin e kësaj orkestre, me të cilën jeton sot në pultin e dirigjentit, përveç veprave madhore të klasikëve botërorë, edhe veprat e kompozuara prej tij, si një pasuri e shtuar në fondin e muzikës së autorëve klasikë shqiptarë, dhe pianistit të ri me karrierë të sigurt pianistike, Mateo Çerriku.

…Blerta Ristani, violinistja koncertmestre prej vitesh në pultin e violinave, mban sot edhe një peshë më shumë si drejtoreshë artistike e këtij formacioni. Falë aftësive, talentit dhe eksperiencës, si e ftuara e mbrëmjes rikujtoi edhe një herë arritjet e sezonit që lamë pas, por ajo që e bëri më interesant bashkëbisedimin është fakti se çfarë të rejash do të na sjellë sezoni i ri në vijim…

 

Tashmë programet e radios mund t’i ndiqni përmes aplikacionit RTSH TANI, dhe nëse humbisni njërin syresh mund të riktheheni deri në një javë më pas.

Radio Tirana 1LIVE