Në gjurmët e Simon Gjonit – një jetë mes tingujve

Sonte, në orën 21:00, Radio Tirana Klasik sjell profilin biografiko-artistik të Simon Gjonit, një prej emrave të rëndësishëm të muzikës shqiptare, kompozitor, dirigjent dhe pedagog, me një kontribut të veçantë në zhvillimin e jetës muzikore shqiptare.
Në këtë profil do të ndjekim rrugëtimin e tij artistik, formimin muzikor, veprat dhe veprimtarinë si dirigjent, duke u ndalur edhe në disa prej krijimeve që dëshmojnë individualitetin e tij kompozicional dhe raportin me traditën muzikore shqiptare.
Një portret që sjell jo vetëm të dhëna nga jeta dhe krijimtaria e Simon Gjonit, por edhe një këndvështrim muzikologjik mbi vendin e tij në historinë e muzikës shqiptare.
Profili biografiko-artistik u realizua nga Santana Xheladini.
Sonte, ora 21:00 – Radio Tirana Klasik.
Tashmë programet e radios mund t’i ndiqni përmes aplikacionit RTSH TANI, dhe nëse humbisni njërin syresh mund të riktheheni deri në një javë më pas