“Pa kufij”/ Shërbimet sekrete në epokën e inteligjencës artificiale, roli i tyre në sigurinë kombëtare.

Tiranë – Prishtinë – Shkup – Podgoricë
Emisioni ndërkombëtar “Pa kufij”, që bashkon katër radiot shqiptare dhe rajonale, një diskutim mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në shërbimet sekrete dhe sigurinë kombëtare.
“Shërbimet sekrete në epokën e inteligjencës artificiale: Roli i tyre në sigurinë kombëtare”, trajton sfidat dhe ndryshimet që sjell zhvillimi i teknologjive të inteligjencës artificiale në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.
Në studion e Radio Tirana do të jetë eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ndërsa nga Radio Kosova do të kontribuojë eksperti i sigurisë Drizan Shala. Nga Radio Shkupi do të jetë i ftuar eksperti i sigurisë Blerim Sinani, ndërsa Radio Mali i Zi do të përfaqësohet nga eksperti i sigurisë kibernetike Rikardo Junçaj.
Emisioni zhvillohet në një transmetim të përbashkët mes Radio Tiranës, Radio Kosovës, Radio Shkupit dhe Radio Malit të Zi, nga ora 16:30 deri në 17:30.
Diskutimin nga studiot përkatëse do ta përcjellin gazetarët Jaho Margjeka në Radio Tirana, Mirvete Uka në Radio Kosova, Memedali Jusufi në Radio Shkupi dhe Marash Dedvukaj në Radio Mali i Zi.
“Pa kufij” – një hapësirë e përbashkët diskutimi mes Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe Podgoricës.
Tashmë programet e radios mund t’i ndiqni përmes aplikacionit RTSH TANI, dhe nëse humbisni njërin syresh mund të riktheheni deri në një javë më pas.