Sigi Bastri rikthehet në Festivalin e 65-të pas gati 12 vitesh : Një këngë për dinjitetin, sakrificën dhe forcën për të ecur përpara

Pas gati 12 vitesh, Sigi Bastri rikthehet në skenën e Festivalit të 65-të me një këngë të shkruar nga mamaja e saj, e cila rrëfen një histori personale të mbushur me vështirësi, dyer të mbyllura dhe sfida të përballuara me dinjitet.
E ftuar në “PragFest 65”, me Andri Xhahun dhe Gjergj Kaçinarin, Sigi ndau historinë dhe emocionet që shoqërojnë këtë rikthim. Gjatë intervistës, mamaja e saj ishte e pranishme përmes një lidhjeje telefonike, ku tregoi për përvojën personale që qëndron pas tekstit të këngës dhe mesazhin e saj: më mirë dhjetë hapa pas me dinjitet, sesa njëzet hapa përpara për një shkëlqim të përkohshëm.
Kjo këngë vjen si një mesazh force dhe shprese për të gjithë ata që përballen me vështirësi, duke dëshmuar se mund të ecësh përpara pa bërë kompromis me vlerat e tua.
Një tjetër arsye që e bën këtë rikthim edhe më të veçantë është se Sigi do të këndojë për dy zemra në një, pasi është në pritje të ëmbël.
Tashmë programet e radios mund t’i ndiqni përmes aplikacionit RTSH TANI, dhe nëse humbisni njërin syresh mund të riktheheni deri në një javë më pas.