Digjitalizimi

Kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike është një proces global i koordinuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU). Për rajonin 1 ku Shqipëria bën pjesë, sipas ndarjes rajonale të ITU-së, afatet për përfundimin e tij janë përcaktuar nga Marrëveshja GE-06.

Në këtë aspekt RTSH ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ngritjen e Sistemit Digjital të transmetimit sipas strategjisë kombëtare të digjitalizimit. RTSH ka ngritur  një rrjet transmetimi në sistemin DVB-T2 me 11 Allotmente në të gjithë Shqipërinë. Janë ndërtur 58 stacione transmetimit DVB-T2 neë të gjithë territorin të cilat mundësojnë shpërndarjen e sinjalit në 100% të popullsisë me një cilësi të njëjtë maksimale. 

RTSH zotëron 2 frekuenca digjitale në të cilat është bazuar rrjeti i transmetimit DVB-T2.

Frekuenca e parë :

Në këtë frekuencë RTSH transmeton 12  kanale televiziv Kombëtar, 3 Kanale Televiziv Lokal  dhe 8 Kanalet Radiofonik të platformës së saj si më poshtë:

Kanalet Televizive Kombëtare                    Kanalet Radio                  

RTSH1HD                                                      Radio Tirana 1

RTSH2                                                Radio Tirana 2

RTSH3                                                Radio Tirana 3

RTSH 24 news                                    Radio Tirana International

RTSH Sport HD                                              Radio Tirana Klasik

RTSH Fëmijë                                                 

RTSH Shkollë                                                 Radio Tirana Jazz

RTSH Muzikë                                                 Radio Kukësi

RTSH Film                                         

RTSH Shqip

RTSH Plus

RTSH Kuvend

 

Kanale Televizive  lokale

RTSH Korça

RTSH Gjirokastra

RTSH Kukësi

 

Frekuenca e dytë :

Në këtë frekuencë RTSH mundëson transmetimin e të gjithë kanaleve Lokale dhe rajonal të cilët nuk disponojnë një rrjet të tyre Digjital, si News 24, Report TV, A2 report, dhe të gjithë TV locale, sipas allotmenteve përkatëse dhe licensimit nga AMA.

Realizimi i kalimit nga transmetimet analogë në ato numerike është një proces me rëndësi kombëtare dhe më i rëndësishmi i bërë ndonjë herë në fushën e transmetimeve radiotelevizive dhe një nga investimet më të mëdha të RTSH që nga krijimi i saj.

RTSH tashmë ka kapacitete shtesë për rritjen e shumëllojshmërisë të programeve, futjen e teknologjive e shërbimeve të reja mediatike (HD TV, DVB-T2, shërbimet interaktive, etj) dhe Shfrytëzimi i Dividendit Digjital për shërbime të tjera të telekomunikacioneve.