Njoftim për shpalljen e konkurrimit për pozicionin "Drejtor i Pergjithshëm i RTSH-së"

Këshilli Drejtues i RTSH-së shpall hapjen e konkurrimit për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar”.

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë aplikimet e tyre sipas kritereve të pasqyruara në faqen zyrtare te web-it RTSH.AL, seksioni “NJOFTIME”.

Pranimi i kandidaturave do të kryhet brenda periudhës 10-ditore, duke filluar nga data 30.05.2023 deri më 08.06.2023.

Kriteret e aplikimit

Njoftim për fillimin e procesit të konsultimit publik për kontratën e shërbimit të transmetimit publik

UDHËZIM PËR MARRJEN E MASAVE ORGANIZATIVE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR GJATË GJENDJES SË PANDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Të mërkuren mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryhet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe. AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë. Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencën në treg mes operatorëve audiovizivë. /rtsh.al

Ftesë kandidaturave për Këshillin e Dëgjuesve dhe Shikuesve

Njoftim për shtyp