INFORMACION MBI TE ARDHURAT DHE SHPENZIMET NE RTSH VITI 2019

 

Në bazë të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, nenin 7, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” (LDI) dhe “Programin model të Transparencës”, miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.1.2015, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, RTSH ka  përgatitur Programin e Transparencës. Nëpërmjet këtij programi synohet që RTSH të ndërtojë dhe të rrisë transparencën gjatë përmbushjes së detyrimeve të tij ligjore. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me pikën 2, të nenit 5, të LDI-së. Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare: www.rtsh.al

Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.

Shpenzimet e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH

Shpenzimet e Festivalit të 5t-të të Këngës në RTSH

Shpenzimet e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH

Shpenzimet e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH