KRYEFAQJA » Tag Archives: hah

Tag Archives: hah

Mogherini – Hahn: Keqardhje që opozita ka bojkotuar parlamentin dhe nuk është regjistruar në zgjedhje

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri. "Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje" shprehen ata në deklaratë. "Debati politik nuk bëhet jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikës ndërkombëtare. Qytetarët meritojnë një lidership të përgjegjshëm" shprehen zonja Mogherini dhe zoti Hahn. Dy zyrtarët e lartë të BE u bëjnë thirrje përsëri liderëve të partive politike "...që të veprojnë me përgjegjësi, të respektojnë institucionet dhe të krijojnë mundësi për zgjedhje demokratike sipas standardeve ndërkombëtare". Zonja Mogherini dhe zoti Hahn shprehin shqetësmin që "...reforma më e rëndësishme në Shqipëri, ajo e drejtësisë, është sulmuar përsëri. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë të mundur formimin e institucioneve të verifikimit. Të sulmosh reformën gjyqësore në vend që të implementohet vetingu, me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë". Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn kanë një mesazh edhe për parlamentin shqiptar. "Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjësi, të veprojnë brenda kornizës ligjore dhe të qëndrojnë nga ana e popullit shqiptar, të cilët vazhdojnë të kërkojnë se nisja e vetingut dhe reforma e gjyqësorit është një hap vendimtar për integrimin e vendit në BE" përfundon deklarata e përbashkët lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë dalë të mërkurën me një deklaratë të përbashkët lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje” shprehen …

Më shumë