100-vjetori i lindjes së Martin Camaj, Akademia e Shkencave zhvilloi konferencën shkencore “Gjurmët e fjalës’’

Kulturë | 10 muaj më parë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë zhvilloi konferencën shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes”, një veprimtari kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare.

Konferenca u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Studiues, akademikë dhe pedagogë nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe sollën kumtesa dhe diskutime mbi veprën letrare, kontributin shkencor dhe trashëgiminë kulturore të Martin Camajt, duke theksuar rolin e tij në formësimin e mendimit modern letrar dhe gjuhësor shqiptar.

“Martin Camaj i përket asaj gjenerate dijetarësh që e shohin strukturën gjuhësore si proces dhe jo si një sistem të pandryshueshëm. Një tjetër element është mënyra se si Camaj e shikon lidhjen midis gjuhës dhe estetikës”

Veprimtaria shërbeu jo vetëm si një homazh për 100-vjetorin e lindjes së Camajt, por edhe si një hapësirë reflektimi mbi aktualitetin e veprës së tij dhe ndikimin e vazhdueshëm në studimet albanologjike dhe letërsinë bashkëkohore.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme