Historia jonë!
Përgjatë zhvillimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Radio Tirana transmetonte për një kohë të kufizuar prej 1 orë e 30 minutash në ditë. Dëgjuesit potencialë ishin të paktë, pasi numëroheshin rreth 3000 aparate marrëse të shpërndarë në popullatë. Nga ndërtesa e çliruar e Radio Tiranës, valët radiofonike përcollën nga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” më 28 nëntor 1944, manifestimin e parë të zhvilluar në kryeqytetin e çliruar.
Duke filluar nga viti 1944, pajisja e familjeve shqiptare me një aparat radioje u rrit ndjeshëm në mënyrë të pandërprerë dhe për rrjedhojë, në vitin 1960 numri i dëgjuesve arriti në 400.000.
Transmetimi ishte shtrirë në 18 orë në ditë. Ndërkohë, krahas radios kombëtare, operonin në vend për një orar prej 4 orësh edhe 4 radio lokale: në Shkodër, në Kukës, në Korçë dhe në Gjirokastër.
Ndërkaq, valët e radios kombëtare synonin si audiencë edhe dëgjuesit e huaj. Kështu, transmetimi u diversifikua në gjuhët e vendeve fqinje, në anglisht dhe në frëngjisht. Qëllimi i transmetimit në territorin vendas dhe të huaj ishte thellësisht i ndikuar nga doktrina e regjimit të kohës, që impononte një agjendë propaganduese.
Nisja e transmetimit të parë televiziv në Shqipëri, daton më 26 prill 1960. Fillimisht, transmetimet direkte ishin të kufizuara për një fashë prej 3 orësh në 2 ditë të javës. Mandej, në vitin 1965, prania e ekranit shqiptar u dyfishua me 4 ditë transmetimi gjatë javës derisa në mënyrë graduale, programi televiziv u bë ditor.
Tematikat që trajtoheshin ishin të larmishme, duke përfshirë informimin mbi aktualitetin vendas dhe ndërkombëtar, realizimet kinematografike dhe aktivitetet kultore. Asokohe, transmetimet kryheshin përmes sistemit “PAL” dhe ishin bardhë e zi, gjersa në vitin 1981 do të nisin në një përqindje të ulët transmetimet me ngjyra.
Në veprimtarinë e tij, Radiotelevizioni shqiptar synonte të ruante marrëdhënie bashkëpunimi me si vëllezërit e disa vendeve, siç ishin: Turqia, Algjeria, Greqia, Italia, Franca, Suedia, Irani, Egjipti, Siria etj.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Drejtuesit e RTSH ndër vite
-
2025
Eni Vasili
Drejtore e Përgjithshme RTSH
Aktualisht
-
2023
Alfred Peza
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
2021
Enkelejd Joti
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
2021
Martin Leka
Drejtor i Përgjithshëm RTSH (i komanduar)
-
2016
Thoma Gëllçi
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
2014
Martin Leka
Drejtor i Përgjithshëm RTSH (i komanduar)
-
2006
Petrit Beci
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
2002
Artur Zhej
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1999
Eduard Mazi
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1998
Ardian Klosi
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1997
Albert Minga
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1995
Bardhyl Pollo
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1992
Skënder Buçpapa
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1992
Agron Çobani
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1991
Fatmir Kumbaro
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1988
Sefedin Çela
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1980
Marash Hajati
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1976
Çajup Rusmali
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1974
Thanas Nano
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1972
Todi Lubonja
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1967
Thanas Nano
Drejtor i Përgjithshëm RTSH
-
1963
Thanas Nano
Drejtor i Radio Tiranës
-
1946
Petro Kita
Drejtor i Radio Tiranës
-
1938
Gjergj Bubani
Drejtor i Radio Tiranës
Standardet Editoriale dhe Profesionale të Radio Televizionit Shqiptar
1.1 SAKTËSIA
Integriteti i programit audioviziv varet shumë nga saktësia e tij. RTSH është e angazhuar të garantojë se çdo material programor, që do ti përcillet publikut, do të paraqitet saktësisht dhe në kontekstin e tij.
RTSH garanton se të gjitha programet që përmbajnë editoriale, analiza, komente dhe këndvështrime të ndryshme, do të vlerësohen sipas së njëjtave standarde që karakterizojnë raportimin e lajmeve.
Mesazhi i transmetuar duhet të pasqyrojë faktet dhe nuk mund të jetë çorientues apo i pavërtetë.
Gazetari ka për detyrë të mbledhë informacionet me kujdesin e duhur, t’i verifikojë ato dhe t’u kushtojë vëmendje për t’i shprehur në stilin letrar të gjuhës shqipe ose të një gjuhe të minoriteteve.
Gjatë raportimit mbi çështjet aktuale dhe persona realë duhen shmangur teknikat e realitetit virtual, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë i shërben mesazhit dhe mbrojtjes së të drejtave personale.
Informacioni i pavërtetë mund të shkatërrojë besueshmërinë e RTSH-së. RTSH është një instrument jashtëzakonisht i fuqishëm, ndaj asnjëherë nuk duhet të përdoret si mjet manipulimi për qëllime
të caktuara, të ndikojë apo të ndryshojë zhvillimin e ngjarjeve, në raport me audiencën. Krijuesit/autorét e programeve apo emisioneve nuk duhet të përdorin teknika të tilla që mund ta manipulojnë atë që, në fakt, ndodh në realitet. Shpejtësia në raportim nuk duhet të marrë përparësi mbi saktësinë. Gazetarët nuk duhet të publikojnë kurrë hamendjet e tyre, nëse mendojnë se ka ndodhur diçka, duhet ta hulumtojnë plotësisht dhe të kontrollojnë të gjitha faktet përpara transmetimit. Redaktorët duhet t’i lexojnë të gjitha informacionet për t’u siguruar që ato janë të vërteta. Gazetarët duhet të kërkojnë të paktën dy burime të pavarura për të konfirmuar çdo fakt.
Duhet të bëhet e qartë nëse informacioni bazohet në një burim të vetëm apo nëse vetë gazetari është burim i dorës së pare (dëshmitar apo ka dëshmuar lidhur me ngjarjen). Burimet duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në thashetheme. Është më mirë që kontakti të jetë i drejtpërdrejtë me burimin, sesa me anë të telefonit apo forma të tjera komunikimi. Burimet anonime duhen përdorur vetëm në kushte dhe në rrethana të jashtëzakonshme dhe vetëm pasi gazetarët të jenë bindur për
vërtetësinë, origjinalitetin dhe vlefshmërinë e burimit. Për të sqaruar situata të ndërlikuara ligjore mund të përdoren burimet politike apo ekonomike, duke i prezantuar qartë dhe me gjuhën e duhur.
Edhe nëse informacioni duket se ka ardhur nga një website I besueshëm, ai duhet të verifikohet me burimet e informacionit. Citimet duhen përdorur në kontekstin që janë thënë. Kur një citim është i përkthyer duhet të verifikohet saktësia e përkthimit. Të gjitha format e interpretimit duhet të shmangen. Citimi duhet t’i atribuohet personit që është cituar dhe nuk prezumohet të jetë fakt.
1.2 PAANËSIA
Paanësia është një vlerë themelore e të gjitha programeve të Radiotelevizionit Shqiptar, misioni i të cilit është informimi objektiv i publikut. Mesazhet e transmetuara nuk duhet të jenë çorientuese për publikun. RTSH nuk do të marrë në konsideratë asnjë program ose material, nëse vihet re se përmbajtja e tyre ka fakte të trajtuara në mënyrë të njëanshme dhe manipuluese apo fakte të padokumentuara dhe pasaktësi. Raportimi duhet të jetë i paanshëm,i plotë dhe mirëinformues.
Faktet dhe pikëpamjet duhet të përcillen dhe të prezantohen në mënyrë të baraspeshuar. Raportimi duhet të marrë parasysh të gjithë personat, institucionet, çështjet dhe ngjarjet në mënyrë të
paanshme dhe etike. Paanësia në programet e aktualitetit nuk mund të sigurohet nga një bilanc i thjeshtë aritmetik, që peshon qëndrimet me kundërqëndrimet, por me një paraqitje të plotë të rrethanave, që kanë shkaktuar këto (kundër)qëndrime. Gjithsesi, kërkesa për paanësi nuk mund të barazohet me neutralitetin e plotë në çdo lajm. Një gazetar mund të shprehë një gjykim profesional, në bazë të fakteve që kanë lidhje me çështjen, por jo një mendim personal, që shpreh pikëpamje të njëanshme për çështjen. Krijuesit e programeve të radios dhe televizionit (punonjësit dhe të
ftuarit) nuk mund të fshehin ose të shpërfillin informacione, me të cilat ata personalisht nuk pajtohen. Për çdo rast, duhet t’u referohen eprorëve. RTSH ndalon çdo material që, bazuar në gjykimin e këtij
institucioni, i trajton njerëzit apo opinionet e tyre qëllimisht në mënyrë të diferencuar, si dhe duhet t’i shmanget çdo gjëje, që do të shkaktonte një dyshim të arsyeshëm lidhur me paanësinë e gazetarit apo të transmetuesit publik. RTSH duhet të shmangë raportimin që do të krijonte idenë se gazetari apo transmetuesi janë nën ndikimin e ndonjë grupi të caktuar, qoftë ai i natyrës ideologjike, politike, financiare, sociale, fetare apo kulturore. RTSH u garanton personave apo institucioneve të kritikuara të
drejtën për t’u kundërpërgjigjur.
1.3 INTEGRITETI EDITORIAL
Të gjithë punonjësit e RTSH-së janë përgjegjës për reputacionin e institucionit. Reputacioni i Radiotelevizionit Shqiptar mbështetet fort në besimin e publikut për integritetin editorial të përmbajtjes së programeve audio dhe audiovizive, si dhe në procesin e prodhimit dhe transmetimit. Për të ruajtur këtë besim, RTSH është përgjegjës për mbrojtjen e veprimtarisë krijuese dhe editoriale nga presioni politik ose ndikimi i papërshtatshëm nga reklamuesit apo burime të tjera. RTSH do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që përmbajtja e programeve audio dhe audiovizive, që përcillet në publik, të plotësojë me rigorozitet standardet editoriale të strukturuara për të siguruar integritetin e institucionit.
1.4 KONTROLLI I FAKTEVE
Gazetarët dhe redaktorët e RTSH-së duhet të respektojnë rregullin bazë profesional: kontrolli i të gjitha fakteve para se të dalin në transmetim. Nëse nuk është i mundur verifikimi, atëherë duhet
të deklarohet burimi nga është marrë informacioni. Nëse burimi është i besueshëm, por nuk dëshiron të bëhet publik, atëherë mund të përdoren disa fraza, të tilla si: «nga burime të besueshmer; «nga burime të verifikuara»; «nga burime të mirinformuara»; «nga burime diplomatike, «nga burime të afërta me…» etj. Programet e RTSH-së, si rregull, duhet të shmangin përdorimin e frazave të tipit: «thuhet se…»; «flitet se…»; kemi dëgjuar se…» etj. Kujdes i veçantë duhet treguar kur përdoren burime të paautorizuara nga interneti. Interneti lejon qasje të pakufizuar dhe përdorimi i të dhënave të paverifikuara mund të çojë në keqinformimin e publikut. Para se të transmetohen përmbajtje të paautorizuara nga internet duhet të kontrollohen të gjitha faktet. Nëse përdoret një burim I paautorizuar nga interneti, gjithsesi, ai duhet të jetë i theksuar qartë si i tillë. Aty ku është e mundur duhet identifikuar burimi i faqes dhe autorësia e materialeve (jo çdo faqe që duket zyrtare mund të jetë e vërtetë). Redaktorët duhet të kenë të gatshme një listë faqesh të identifikuara si burime të besueshme informacioni. Burimet gjithmonë duhet të verifikohen, veçanërisht kur kemi të
bëjmë me ato që përdoren për herë të parë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet bisedave telefonike ose duke takuar njerëzit që janë të përfshirë në marrjen e informacionit. Për verifikimin e burimit nuk duhet të përdoret email ose ndonjë formë tjetër e komunikimit virtual, përveç rasteve kur garantohet verifikimi i identitetit të burimit dhe informacionit që ofrohet. Kur gazetari merr informacione të ndryshme duhet të gjendet një burim tjetër që ose ta miratojë ose ta hedhë poshtë këtë informacion. Të gjitha burimet e informacionit duhet të jenë të qarta për publikun, përveç rasteve kur burimi kërkohet të jetë anonim, por gazetari ia njeh vlerën.
1.5 BESUESHMËRIA
Në shoqërinë demokratike, besueshmëria është një nga vlerat themelore të Transmetuesit Publik.
RTSH garanton se asnjë material nuk do të lejohet të përmbajë manipulim të ndërgjegjshëm të fakteve apo përzgjedhje të tyre me qëllim propagandimi Programet e transmetuara duhet të ofrojnë shpjegimet përkatëse të ngjarjeve dhe çështjeve, që t’i mundësojnë publikut të krijojë përshtypjet e veta. Gazetarët dhe të gjithë krijuesit e tjerë të programeve radio dhe televizive të RTSH-së duhet të jenë të pavarur në punën e tyre. Ata duhet të ruajnë autonominë e profesionit të gazetarisë, si
edhe të të gjitha profesioneve të tjera, që ndihmojnë në realizimin e programeve të RTSH-së.
Programet e lajmeve duhet të ofrojnë pasqyrim të plotë të ngjarjeve dhe çështjeve, duke lejuar publikun të formojë pikëpamjet e tij. Besueshmëria kërkon që të gjithë ata që kontribuojnë në programet e radios dhe të televizionit ta shmangin solidaritetin publik me çdo lloj veprimi të partive politike apo shoqatave, shoqërive apo grupeve të tjera të interesit, si dhe grupeve të lobimit, solidaritet që mund të interpretohet si mbështetje ndaj njërës prej palëve, grupit të partive ose shoqatave.
Gazetarët e kanë të ndaluar të bëjnë plagjiaturë. Duhen cituar burimet e website-ve, gazetarët e tjerë apo organe të tjera të medias.
1.6 PËRGJEGJËSIA
Qëllimi kryesor i mbledhjes së lajmeve dhe transmetimit të tyre është që të sigurojë një qasje sa më të gjerë të mundshme dhe t’u japë mundësinë përdoruesve për të formuar opinionet e tyre për çështje të caktuara. Gazetarët dhe redaktorët nuk duhet të abuzojnë me pozitën e tyre duke përhapur lajme të rreme apo të manipuluara. Përgjegjësia përfshin edhe ndjeshmërinë që mund të tregohet apo
krijimin e një distance të caktuar nga materialet që shpërndahen nga agjencitë e marrëdhënieve me publikun, që synojnë krijimin e imazhit dhe famës për personalitete të caktuara. RTSH i raporton të gjitha ngjarjet në vend dhe jashtë tij, që janë të rëndësishme për publikun. Të njëjtat standarde dhe parime etike duhet të zbatohen edhe kur raportohen ngjarjet brenda RTSH-së.
1.7 QASJA PUBLIKE NDAJ PUNËS
Puna e gazetarit është publike. Gazetarët e RTSH-së duhet të punojnë në përputhje me këtë rregull. Atalato duhet të refuzojnë kategorikisht çdo përpjekje, nga çdo institucion apo individ, për të
kufizuar aksesin publik të punës së gazetarit ose përpjekjet për ta përdorur atë për interesa të caktuara, që bien ndesh me parimin e lirisë dhe pavarësisë së profesionit të gazetarit. Fshehtësia e burimeve, e rekomanduar nga Këshilli i Europës, duhet respektuar, me përjashtim të rasteve kur kjo gjë mund të vërë në rrezik jetën apo sigurinë e individëve (për shembull në rastet e paralajmërimeve për bomba apo zjarr, rrëmbim apo kërcënime të kësaj natyre) ose në rastet kur redaktorët dhe gazetarët duan të fshehin veprimet kriminale të individëve, grupeve apo organizatave të ndryshme.
1.8 PAVARËSIA
Standardi i pavarësisë respektohet në RTSH dhe shtrihet përtej idesë që lajmi apo informacioni duhet të jetë neutral. Gazetarët, në asnjë rast, nuk duhet të krijojnë përshtypjet e tyre në bazë të paragjykimit apo të lejojnë vënien në pikëpyetje të integritetit të tyre profesional. Gazetarët duhet t’i përmbahen, në çdo situatë, parimit të autonomisë dhe të pavarësisë së programeve të RTSH-së, duke u mbështetur në parimet editoriale dhe standardet profesionale, të miratuara nga Këshilli Drejtues i RTSH-së. Edhe në rastet kur programet e RTSH-së janë bashkëprodhime apo prodhime të palëve të treta (buxheti i shtetit, sponsorët), RTSH duhet të ruajë pavarësinë e saj editoriale në përgatitjen e këtyre programeve. Edhe këto programe janë subjekt i standardeve profesionale dhe etike të këtij kodi. RTSH pranon qasjen që një informacion i caktuar të konsiderohet i pavarur apo i paanshëm, me kusht që të jetë e qartë se nga vjen informacioni dhe cilat janë të dhënat e përdorura, për të arritur në konkluzione të caktuara. Raportimi për çështje që kanë kundërthënie është thelbi i mbrojtjes së interesit publik. Për këtë arsye, asnjë strukturë editoriale nuk duhet ta pengojë raportimin e çështjeve të tilla.
1.9 NDERSHMËRIA NË RAPORTIM
Në raportimet e tyre, gazetarët dhe redaktorët e RTSH-së duhet të respektojnë integritetin e individëve dhe të drejtën e tyre për privatësi. Personave të kritikuar ashpër në programet e RTSH-së,
në rastin më të parë të mundshëm, duhet t’u jepet mundësia për t’u përgjigjur. Reagimi duhet të transmetohet në të njëjtin program, në të njëjtën orë. Koha e përgjigjes duhet të jetë e barabartë me kohën e kritikës. Reagimet që tejkalojnë këtë kuadër mund të refuzohen nga redaktorilpërgjegjësi i programit. Asnjë lajm apo program nuk mund të konsiderohet si i drejtë nëse: nuk përfshin të gjitha faktet të rëndësishme, Përfshin fakte të parëndësishme dhe shpërfill ato më të rëndësishmet,
padashur apo me qëllim mashtron shikuesit dhe dëgjuesit, gazetarët përdorin shprehje ose skema që tregojnë anësi të tyre. RTSH ka standarde të larta profesionale. Është objektiv i këtij institucioni që këto standarde të jenë njëkohësisht standardet e çdo bashkëprodhuesi të lidhur me të. RTSH ndalon transmetimin e çdo lloj programi nëse ka arsye të besohet se një operator mediatik i caktuar ka thyer normat bazë të sjelljes profesionale. Shembuj të sjelljes joprofesionale konsiderohen: përdorimi i materialeve të të tjerëve pa respektuar të drejtën, e autorit dhe të transmetimit, fabrikimi i informacionit ose mbledhja e tij nëpërmjet ryshfetit ose kanosjes, mungesa e humanizmit ndaj tragjedive apo zisë njerëzore, konflikte interesi të shfaqura nëpërmjet pranimit të ryshfeteve, dhuratave, favoreve, kompensimeve nga ata që mund të jenë të interesuar të ndikojnë në prodhimin e
programit.
1.10 GJUHA
RTSH duhet t’i kushtojë kujdes të veçantë gjuhës shqipe. Gjuha duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë, duke shmangur teprimet dhe paqartësitë. Drejtuesit e programeve, moderatorët dhe gazetarët (si edhe të gjithë krijuesit e tjerë të programeve, të punësuar dhe të pavarur) janë të detyruar të përdorin stilin letrar shqip dhe gjuhët e minoriteteve. Gazetarët duhet të përdorin gjuhën standarde gjatë leximit dhe kur moderojnë programe. Përdorimi i dialekteve është i pranueshëm vetëm nga persona të cilët nuk janë të punësuar nga RTSH apo në rastet me interes të veçantë shoqëror (të tilla si ruajtja dhe zhvillimi
i dialekteve të caktuara). Është i rekomandueshëm transmetimi i kontributeve nga autorë nga minoritetet, në gjuhën e tyre amtare, me titra në shqip. Në parim, programet e RTSH-së nuk lejojnë përdorimin e shprehjeve vulgare apo përdorimin e gjuhës që nuk është në përputhje me normat e pranuara shoqërore. Megjithatë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se pranimi publik në lidhje me shprehje të caktuara është në ndryshim të vazhdueshëm. Në rrethana të caktuara bëhen të pranueshme disa shprehje gjuhësore që, në situata të tjera, mund të shkaktojnë ankesa. Megjithatë, këto shprehje duhet të jenë në funksion të mesazhit që përcjell programi. Për më tepër, duhet të jetë e kuptueshme që shmangia e këtyre shprehjeve mund të cenojë cilësinë e programit
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik
Në mbështetje të nenit 4 të rregullores “Për përdorimin e fondit të prodhimit të pavarur” të miratuar me vendimin nr. 66, datë 07.11.2016 të Këshillit Drejtues të RTSH, e ndryshuar me vendimin nr. 42, datë 23.11.2020 të Këshillit Drejtues të RTSH, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH shpall publikisht hapjen e konkurrimit publik për mbledhjen e projekteve nga subjektet e interesuara.
Personi fizik ose juridik i interesuar duhet të paraqesë kërkesën në RTSH brenda datës 25.02.2026, deri në orën 16:00, nëpërmjet postës, në adresën:
RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
ose në postën elektronike: [email protected]Njoftim publik për Prodhimet e Pavarura
Radio Televizioni Shqiptar, në zbatim të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin publik për prodhimet e pavarura audiovizive.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën:
RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
ose në postën elektronike: [email protected]Aplikimet janë të vlefshme deri më 22 dhjetor 2025.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Ribrandimi i RTSH”
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), në funksion të përmirësimit të identitetit të tij visual dhe promovimit të një profile bashkëkohor në përputhje me misionin e tij si transmetues publik, fton studiot kreative, operatorët ekonomikë dhe profesionistët e fushës së dizajnit grafik dhe brandingut të marrin pjesë në konkursin public për ribrandimin e RTSH-së.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali” Nr.11, Tiranë; ose pranë postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda 29 dhjetor 2025.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”
RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 4 tetor 2025.
Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”
RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 18 gusht 2025.
Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.
Njoftim për zhvillimin e fazës së dëgjimit të kandidatëve për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH
Në zbatim të neneve 102, pika 3 dhe 104 të Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe të Rregullores për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 15, datë 18.04.2025, vendosi të kualifikojë për fazën e dëgjimit të platformës zhvilluese 12 kandidatë, që kanë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.
Faza e dëgjimit do të zhvillohet në një seancë publike, ditën e mërkurë, më datë 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar, Rr. Ismail Qemali, Nr. 11, Tiranë.
Secili kandidat do të ketë në dispozicion:
- 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për paraqitjen e platformës;
- 15 (pesëmbëdhjetë) minuta për pyetje dhe përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.
Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes.
Njoftim për shortin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2025
Radio Televizioni Shqiptar njofton se në bazë të vendimit nr. 399 të datës 4 prill 2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të hidhet shorti për caktimin e kohës së transmetimit në radio-televizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025.
Partitë politike parlamentare, që do të marrin pjesë në këtë short, janë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë
- Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore
- Partia Socialdemokrate
Partitë politike joparlamentare:
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim
- Partia Lëvizja Bashkë
- Partia Koalicioni Euroatlantik
- Partia Mundësia
- Partia Aleanca Demokracia e Re
- Lëvizja Atdheu
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Shorti do të hidhet, ditën e enjte, datë 10 prill 2025, ora 13:00 pranë ambienteve të RTSH. Ftojmë të gjitha subjektet politike të lartpërmendura të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.
Shpallet thirrja për garën e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH
Në mbledhjen e datës 01.04.2025, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, datë 22.12.2016 me Nr. 98/2016 “Për miratimin e Statutit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)” dhe Rregullores për Procedurën e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, të miratuar nga Këshilli Drejtues i RTSH me vendimin nr. 11, datë 01.04.2025, si dhe me vendimin nr. 13, datë 01.04.2025, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar shpall thirrjen për garën e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Ftohen për paraqitjen e kandidaturave të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore të parashikuara në nenin 10 të Statutit të RTSH-së dhe nenin 3 të Rregullores për Procedurën e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, si vijon:
- të jetë shtetas/e shqiptar;
- të ketë kryer arsimin e lartë;
- një individ me ndjenjën më të lartë të integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;
- të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet në pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
- të dëshmojë njohje të sektorit publik audioviziv, misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane.
Për të dokumentuar plotësimin e kërkesave të mësipërme, kandidatët duhet të paraqesin në zarf të mbyllur (me shënimin nga jashtë zarfit “Kandidaturë për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH”), dokumentacionin sipas kritereve të shpallura, brenda 14 ditëve pas publikimit të kësaj thirrjeje, ku përfshihen:
a) Curriculum vitae të plotë;
b) Dëshmi penaliteti;
c) Platformë zhvilluese për Radio Televizionin Shqiptar, që përmban:
• Strukturën programore dhe organizative të sistemit të RTSH-së në përmbushje të Deklaratës së Qëllimit;
• Planin e menaxhimit për veprimtarinë prodhuese dhe financiare të këtij institucioni. Ky dokument duhet të jetë puna origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 11, me një njësi hapësirë mes rreshtave;
d) Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet në pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
e) Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Gjykatë, Prokurori);
f) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
g) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
h) Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikti interesi, në përputhje me përcaktimet e nenit 104, pika 1, gërmat a) dhe b) dhe pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së dhe bashkëlidhur këtij njoftimi për hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH;
i) Çdo dokumentacion tjetër që shërben për të vërtetuar kërkesat e mësipërme.Kandidatët do t’i dorëzojnë dokumentet e tyre brenda 14 ditëve nga data e kësaj thirrjeje, deri në datën 15 Prill 2025 (brenda orarit zyrtar), në adresën:
RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR
Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11,
1001, Tiranë, ShqipëriJu bëjmë me dije se, në mbështetje të nenit 104 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet:
a) Të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, të ketë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to, apo të ketë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;
b) Të jetë person i lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik, apo të jetë person i lidhur me ndonjë licencë të dhënë për këto subjekte, si dhe të ketë pasur kontakte me persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve;
c) Të kryejë ndonjë detyrë, veprimtari fitimprurëse ose të jetë i lidhur në ndonjë marrëdhënie punësimi të dytë gjatë kohës që është në detyrë;
d) Të zgjidhet nga radhët e Këshillit Drejtues të RTSH-së;
e) Të marrë udhëzime nga një grupim apo parti politike.Kandidatët që do të plotësojnë kriteret do të ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues, jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të kësaj thirrjeje.
Kandidatët do të kenë në dispozicion 15 minuta për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta për pyetje.
Seancat dëgjimore me kandidatët janë të hapura për median.
Pas prezantimit, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje kandidatit.
Pyetjet do të përqendrohen në vizionin dhe kompetencën e kandidatit:- Për rritjen e cilësisë së shërbimit publik të RTSH-së në shërbim të kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë edhe pakicat kombëtare;
- Për rritjen e audiencës, duke zbatuar vlerat themelore të gjithëpërfshirjes, besueshmërisë, diversitetit, llogaridhënies, inovacionit dhe paanshmërisë.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH duhet të shmangin komunikimet jozyrtare mes tyre, duke filluar nga data e shpalljes së kësaj thirrjeje deri në ditën e përfundimit të procesit për vlerësimin e kandidatëve.
Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të bazohet dhe do të respektojë parimin e transparencës, mundësive të barabarta, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Këshilli Drejtues do të zgjedhë me votim të fshehtë Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së për një periudhë 5-vjeçare, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
Këshilli Drejtues do të shpallë me vendim kandidatin fitues dhe do ta bëjë atë menjëherë të njohur për publikun.
Njoftim për shprehje interesi për 1 (një) kandidat të brendshëm në Bordin e Administrimit
Njoftim për hapjen e konkurrimit audioviziv për krijuesit e jashtëm
Njoftim për shpalljen e konkurrimit për pozicionin “Drejtor i Pergjithshëm i RTSH-së”
Këshilli Drejtues i RTSH-së shpall hapjen e konkurrimit për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar”.
Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë aplikimet e tyre sipas kritereve të pasqyruara në faqen zyrtare te web-it RTSH.AL, seksioni “NJOFTIME”.
Pranimi i kandidaturave do të kryhet brenda periudhës 10-ditore, duke filluar nga data 30.05.2023 deri më 08.06.2023.
UDHËZIM PËR MARRJEN E MASAVE ORGANIZATIVE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR GJATË GJENDJES SË PANDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19
Të mërkuren mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë
Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryhet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe. AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë. Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencën në treg mes operatorëve audiovizivë.
Njoftim për fillimin e procesit të konsultimit publik për kontratën e shërbimit të transmetimit publik
Vendim Nr.6 datë 30.01.2025 mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së
Vendim Nr.5 datë 27.01.2025 për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së”
Vendim nr.01/ datë 06.01.2025 për hapjen e garës për konkurrim për “Drejtor të Përgjithshëm të RTSH”
Vendim nr.02/ datë 06.01.2025 për planin e masave të zbatimit. të rekomandimeve të Raportit të KLSH
Njoftim për vend vakant “Redaktor/Përkthyes (spanjisht/anglisht)” në Sektorin e Përkthimit në Njësinë e Programeve
Njoftim për vend vakant “Kryeteknik SNG” në Sektorin SNG, në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Trafik Manager” në Drejtorinë e Marketingut
Njoftim për vend vakant “Teknik Mirëmbajtje” në Sektorin Teknik dhe Mirëmbajtje, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse
Njoftim për vend vakant “Kryeinxhinier” në Sektorin Teknik, në Qendrën Vendore Audiovizive Korçë
Njoftim për vend vakant “Teknik Zëri i I-rë në Njësinë Teknike”
Njoftim për vend vakant “Orkestrant i II-të” në Orkestrën Simfonike të RTSH-së (bastuba)
Njoftim për vend vakant “Orkestrant i II-të” në Orkestrën Simfonike të RTSH-së (Perkusion)
Njoftim për vend vakant “Orkestrant i II-të” në Orkestrën Simfonike të RTSH-së (violë)
Njoftim për vend vakant “Drejtor” në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë
Njoftim për vend vakant “Specialist Jurist në Sektorin Juridik”
Njoftim për vend vakant “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse”
Njoftim për vend vakant “Teknik turni në stacionin Sopot-Mile”
Njoftim për vend vakant “Kryeredaktor i Programeve të aktualitetit”
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës sektori në Sektorin e Grafikës”
Njoftim për vend vakant “Teknik transmetimi” Master Control Room
Njoftim për vend vakant “Specialist” në sektorin e Marrëdhënieve Ligjore
Njoftim për vend vakant “Arkivist (lajme)” në Drejtorinë e Arkivës
Njoftim për vend vakant “Specialist në Komunikimet në UEB dhe Rrjetet Sociale” në Drejtorinë e Komunikimit në UEB dhe Rrjetet Sociale
Njoftim për vend vakant “Gazetar i I-rë” në Sektorin e Ekonomisë, në Njësinë e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve Ligjore, në Drejtorinë Juridike
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Shitjes, në Drejtorinë e Shitjes dhe Promocionit
Njoftim për vend vakant “Kryeredaktor lajme” në Drejtorinë e Komunikimit në UEB dhe Rrjetet Sociale
Njoftim për vend vakant “Montazhier i emisioneve në studio” në Departamentin e Prodhimit
Njoftim për vend vakant “Redaktor i materialeve arkivore TV” në Drejtorinë e Arkivës
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Administrimit të të Drejtave
Njoftim për vend vakant “Kameraman i emisioneve në terren” në Sektorin e Operatorëve
Njoftim për vend vakant “Drejtor” i Drejtorisë së Komunikimit në UEB dhe Rrjetet Sociale
Njoftim për vend vakant “Drejtor” i Drejtorisë së Shitjes dhe Promocionit
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Marrëdhënieve Ligjore
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Burimeve Njerëzore
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve Ligjore
Njoftim për vend vakant “Specialist ekonomist dhe burime njerëzore” në QVA Gjirokastër II
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria Juridike
Njoftim për vend vakant “Teknik autobusi” në Njësinë Teknike II
Njoftim për vend vakant “Specialist ekonomist dhe burime njerëzore” në QVA Gjirokastër I
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës laboratori” në Departamentin e Stacioneve Transmetuese Tokësore
Njoftim për vend vakant “Specialist teleteksi” në Sektorin e Regjistrim-Transmetimit në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Titrist i dytë” në Sektorin e Regjistrim-Transmetimit në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Specialist” në Sektorin e Kontabilitetit, Drejtoria Ekonomike
Njoftim për vend vakant “Gazetar përkthyes (gjuha italiane)” në Redaksinë e Gazetarëve të Gjuhëve të Huaja
Njoftim për vend vakant “Menaxher marketingu” në Drejtorinë e Shitjes dhe Promocionit III
Njoftim për vend vakant “Menaxher marketingu” në Drejtorinë e Shitjes dhe Promocionit II
Njoftim për vend vakant “Teknik zëri i dytë” në Njësinë Teknike II
Njoftim për vend vakant “Redaktor” në Departamentin e Sportit II
Njoftim për vend vakant “Teknik transmetimi” në Njësinë Teknike III
Njoftim për vend vakant “Teknik autobusi” në Njësinë Teknike I
Njoftim për vend vakant “Teknik ndriçimi i dytë” në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Gazetar” në Qendrën Vendore Audiovizive Shkodër
Njoftim për vend vakant “Grafist” në Sektorin e Grafikës së Promocionit II
Njoftim për vend vakant “Grafist” në Sektorin e Grafikës së Sportit
Njoftim për vend vakant “Përgjegjës turni” në Stacionin Midë në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Kryeteknik” në Stacionin Llogora/Zvërnec në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Asistent i drejtuesit të njësisë teknike” në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Punëtor studioje” në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse
Njoftim për vend vakant “Teknik zëri i dytë” në Njësinë Teknike
Njoftim për vend vakant “Teknik transmetimi MCR” në Njësinë Teknike
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik
Në mbështetje të nenit 4 të rregullores “Për përdorimin e fondit të prodhimit të pavarur” të miratuar me vendimin nr. 66, datë 07.11.2016 të Këshillit Drejtues të RTSH, e ndryshuar me vendimin nr. 42, datë 23.11.2020 të Këshillit Drejtues të RTSH, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH shpall publikisht hapjen e konkurrimit publik për mbledhjen e projekteve nga subjektet e interesuara.
Personi fizik ose juridik i interesuar duhet të paraqesë kërkesën në RTSH brenda datës 25.02.2026, deri në orën 16:00, nëpërmjet postës, në adresën:
RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
ose në postën elektronike: [email protected]Njoftim publik për Prodhimet e Pavarura
Radio Televizioni Shqiptar, në zbatim të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin publik për prodhimet e pavarura audiovizive.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën:
RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë
ose në postën elektronike: [email protected]Aplikimet janë të vlefshme deri më 22 dhjetor 2025.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Ribrandimi i RTSH”
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), në funksion të përmirësimit të identitetit të tij visual dhe promovimit të një profile bashkëkohor në përputhje me misionin e tij si transmetues publik, fton studiot kreative, operatorët ekonomikë dhe profesionistët e fushës së dizajnit grafik dhe brandingut të marrin pjesë në konkursin public për ribrandimin e RTSH-së.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali” Nr.11, Tiranë; ose pranë postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda 29 dhjetor 2025.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”
RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 4 tetor 2025.
Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.
Shpallje e Thirrjes së Hapur për Konkurrim Publik “Rikonceptim i Identitetit të RTSH”
RTSH fton të gjithë aktorët kreativë të kontribuojnë në ndërtimin e një identiteti të ri, modern dhe përfaqësues për medien publike shqiptare.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës, në adresën: RTSH – Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 11, Tiranë; ose postës elektronike: [email protected].
Aplikimet janë të vlefshme brenda datës 18 gusht 2025.
Njoftimet për aplikimet e kualifikuara do të bëhen vetëm nëpërmjet postës elektronike.
THIRRJE E HAPUR PËR BLERJE TË FILMAVE VIZATIMORË PËR FËMIJË
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), në zbatim të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Nr. 98/2016 “Për miratimin e Statutit të Radio Televizionit Shqiptar”, rregulloren “Për miratimin dhe zbatimin e projekteve filmike, artistike dhe të blerjes së të drejtave” të miratuar me vendimin nr.10, datë 26.03.2018 të Këshillit Drejtues të RTSH-së, ndryshuar me vendimin nr. 40, datë 07.11.2018 të Këshillit Drejtues të RTSH-së, fton të interesuarit të paraqesin oferta për blerjen e filmave vizatimorë për fëmijë, me qëllim pasurimin e programacionit të RTSH me përmbajtje cilësore dhe të përshtatshme për moshat e vogla.
RTSH është i interesuar të blejë një katalog të larmishëm përmbajtjesh të përfunduara, në format HD, me vit prodhimi jo më herët se 2015, që nuk përmbajnë skena dhune, stereotipesh apo përmbajtje diskriminuese që përfshijnë:
Për grupmoshën 1–3 vjeç;
⮚ Pa dialog;
⮚Kohëzgjatje 5–7 minuta për episod.
Për grupmoshën 3–6 vjeç
⮚ Kohëzgjatje 10–20 minuta për episod;
⮚Shqip ose me dialog të dubluar në gjuhën.
Për grupmoshën 6–11 vjeç
⮚ Kohëzgjatje 15–30 minuta për episod;
⮚ Zhanret: edukativ, kulturor, shkencor, mjedisor, apo me tematikë sociale;
⮚ Shqip, me dialog të dubluar në gjuhën shqipe ose i titruar në gjuhën shqipe.
II. KATEGORIA “FILMA ME METRAZH TË GJATË”
Filma të animuar artistikë për grupmoshat 6–11 vjeç;
⮚ Kohëzgjatje 90–120 minuta;
⮚ Shqip, me dialog të dubluar në gjuhën shqipe ose i titruar në gjuhën shqipe;
⮚ Zhanret: edukativ, kulturor, shkencor, mjedisor, apo me tematikë sociale.
DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOHET BASHKË ME OFERTËN:
A. Dokumente Ligjore:
-Ekstrakt nga Regjistri Tregtar (e-Albania)
-Certifikata e regjistrimit të subjektit (e-Albania)
-Vërtetim tatimor nga Administrata Tatimore që konfirmon mungesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve shoqërore/shëndetësore (e-Albania);
-Deklaratë noteriale që garanton posedimin ose të drejtën e përdorimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura;
-Dokumentacion mbi të drejtat e transmetimit dhe përdorimit.
- Dokumente të tjera:
-Episode prove ose link për shikim, për verifikim të standardeve teknike të transmetimit televiziv të kërkuar;
-Përshkrimi i përmbajtjes (sinopsis);
-Oferta financiare për njësi ose seri, duke specifikuar edhe kohëzgjatjen e të drejtave;
-Profili i kompanisë dhe të dhënat e kontaktit.
Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen së bashku me skedën informuese përkatëse (për çdo serial ose film me metrazh të gjatë), sipas modelit bashkëlidhur kësaj thirrjeje, pranë Zyrës së Arkiv-Protokollit të RTSH-së, në adresën Rruga Ismail Qemali, Nr.11, 1010, Tiranë, Shqipëri, brenda datës 23.05.2025.
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik të realizimeve audiovizive II
Public announcement for member’s of The Independent Productions Evaluation Council
Njoftim publik për anëtar të Këshillit Vlerësues të Prodhimeve të Pavarura
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik të realizimeve audiovizive I
Financim i prodhimit të programeve të pavarura të transmetimit audioviziv
Formular për financimin e projektit nga fondi i prodhimit të pavarur
Shpallje e konkurimit publik për realizimin e një seriali televiziv
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik – Prodhim filmik, Dokumentar (Realizuar viti 2020)
Njoftim për hapjen e konkurrimit publik – Program audioviziv, Cikël emisionesh televizive ( Realizuar viti 2020)
Konkurs për rikonceptimin e identitetit, logos, sinjalistikës dhe siglave grafike per kanalet e platformës RTSH ( Realizuar viti 2020)
Sinjali
RTSH transmeton në 4 platforma Radio Televizive dhe në FM:
PLATFORMA 1 – Tokësor (DVB-T2)
Për ta ndjekur ju nevojiten:
- Dekoderi DVB-T2 ose TV me dekoder të inkorporuar
- Antena UHF
- Televizor
Për të patur paketën e plotë të kanaleve duhet të bëni kërkim automatik, ose manual sipas frekuencave (numri i kanalit UHF) të mëposhtme:
| Qarku | Tiranë | Durrës | Elbasan | Berat | Gjirokastër | Fier | Vlorë | Korçë | Lezhë | Shkodër | Kukës | Dibër |
| Paketa RTSH | 474 MHz (21) | 474 MHz (21) | 490 MHz (23) | 506 MHz (25) | 514 MHz (26) | 522 MHz (27) | 490 MHz (23) | 650 MHz (43) | 650 MHz (43) | 530 MHz (28) | 514 MHz (26) | 610 MHz (38) |
| Kanalet lokale | 578 MHz (34) | 578 MHz (34) | 570 MHz (33) | 546 MHz (30) | 602 MHz (37) | 554 MHz (31) | 618 MHz (39) | 666 MHz (45) | 490 MHz (23) | 634 MHz (41) | 562 MHz (32) | 498 MHz (24) |
Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet maksimal të rrjetit të RTSH duhet të drejtojne antenat sipas zonave:
- Qyteti Tiranë – në drejtimet: Mali i Dajtit, Prezë (Maja e Rrabës) ose Lapidari në kodrat e Saukut kjo në varesi të fushëpamjes;
- Qyteti Durrës dhe rrethinat e tij deri në gjirin e Lalzit – në plazhin e Durrësit si dhe në zonën e Shijakut në drejtim të Kodrës Arapaj.
- Kavajë, plazhi i Golemit dhe Rrogozhinë – në drejtim të Kryevidhit.
- Vorë, Kamëz dhe Babrru – në drejtim të Majës së Rrabës (Prezë) ose Mali i Dajtit në varësi të fushëpamjes.
- Fushë Krujë, Krujë, Fushë Kuqe dhe Laç – në drejtim të Kodër Ishmit, Malit Dajt ose Lapidarit në varesi të fushëpamjes.
- Ndroq, Pezë – në drejtim të Malit Dajt, Lapidarit ose Sheshit në varësi te fushëpamjes.
- Pas malit të Dajtit njësia administrative Zall Bastar – në drejtim të majës së malit Dajt.
- Qyteti Vlorë – në drejtim të Zvernecit ose në drejtim të Shashicës (Kaninë).
- Radhimë – në drejtim të majës së malit Llogarasë ose Zvërnec.
- Orikum – në drejtim të majes së malit Llogarasë, Zvërnec ose Shashicë.
- Peshkopi, Komuna Vllahinës, Sevaster, Selenice, Lapardha, Kocul, Poçëm – në drejtim të Trebloves dhe majes te Shashicës
- Pas malit te Thanasë, Dukat, Dhërmi, Himarë, Vuno, Palasë – në drejtim të majës së malit Llogarasë.
- Borsh, Qeparo, Lukovë – në drejtim të Shën Vasilit.
- Në qytetin e Sarandës – në drejtim të Milesë ose Ksamilit.
- Në zonën e Delvinës – në drejtim të Shen Vasilit ose Sopotit.
- Në zonën e Ksamilit – në drejtim të Ksamilit
- Delvinë – drejtimi i antenës drejt malit të Milesë
- Gjirokastër – drejtimi i antenës drejt kodrës në Asim Zenel
- Berat – drejtimi i antenës drejt malit Partizan Goricë
- Elbasan – drejtimi i antenës drejt kodrës Petresh
- Pogradec – drejtimi i antenës drejt kodrës mbi Tushemisht
- Korçë – drejtimi i antenës drejt Malit Moravë – Çardhak
- Devoll – drejtimi i antenës drejt Malit Moravë – Çardhak
- Peqin – drejtimi i antenës drejt kodrës në Gjuzaj
- Rrogozhinë – drejtimi i antenës drejt kodrës në Gjuzaj
- Lushnje – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ardenicës
- Fier – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ligovunit ose kodrës së Ardenicës
- Ballsh – drejtimi i antenës drejt Kodër Ballsh
- Kukës – drejtimi i antenës drejt malit Tregtan
- Shkodër – drejtimi i antenës drejt malit të Taraboshit
- Lezhë – drejtimi i antenës drejt kodrës së Tyrbes
- Laç – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ishmit
- Krujë – drejtimi i antenës drejt kodrës së Ishmit
- Vau i Dejës – drejtimi i antenës mbi kodrën Zefjan në fshatin Bushat
- Çervenakë – drejtimi i antenës mbi malin e Çervenakës
- Tepelenë – drejtimi i antenës mbi fshatin Beçisht
- Përmet – drejtimi i Mali i Bardhë, mbi fshatin Qilarishtë
- Gramsh – drejtimi i antenës mbi kodrën e Kamaqit, përballë qytetit të Gramshit
- Skrapar – drejtimi i antenës mbi kodrën Vërzhezhë, në veri të qytetit të Çorovodës
- Kolonjë – drejtimi i antenës mbi kodrën Maja e Gorricës, Ersekë
- Librazhd – drejtimi i antenës nga kodra në fshatin Librazhd Qendër
- Dibër – drejtimi i antenës nga mali Arapaj
PLATFORMA 2 – Satelitor (DVB-S2)
Për ta ndjekur ju nevojiten:
- Dekoderi DVB-S2 ose TV me dekoder të inkorporuar
- Antena parabolë e drejtuar 16 gradë në Lindje.
- Televizor
Të dhënat teknike për të kryer kërkimin:
Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East)
Frekuenca 12522 MHz
Symbol rate 10833 MS/s
FEC 3/5
Polarizimi Vertikal
Modulimi S2 8PSK.
Klikoni këtu për të pare mbulimin në të gjithë Europën.
Lista e kanaleve gjendet në dokumentin e mëposhtëm.
PLATFORMA 3 – WEB
Mund të ndiqni TV dhe Radio, live në çdo moment. Në kryefaqen www.rtsh.al
Si dhe në linqet e mëposhtme:
Linku për TV: https://tv.rtsh.al/
Linku për Radio: https://radio.rtsh.al/
Lista e kanaleve që transmetohen në WEB gjendet në dokumentin e mëposhtëm.
TRANSMETIMI FM
Pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë, mbulohet me sinjal FM. Shikoni skedarin (.kmz) për të verifikuar zonën ku ndodheni dhe antenën më të afërt të transmetimit. Frekuencat e transmetimit jepen në tabelën e mëposhtme.
| Nr. | Vendvendosja | Frekuenca | Kanali |
| 1 | Dajt | 99,5 MHz | Radio Tirana 1 |
| 2 | Dajt | 95,8 MHz | Radio Tirana 2 |
| 3 | Dajt | 101.2 MHz | Radio Tirana Klasik |
| 4 | Gllavë | 97 MHz | Radio Tirana 1 |
| 5 | Mide | 96 Mhz | Radio Tirana 1 |
| 6 | Tarabosh | 91 MHz | Radio Tirana 1 |
| 7 | Qafë-Prush | 100,7 MHz | Radio Tirana 1 |
| 8 | Tregtan | 95.7 MHz | Radio Tirana 1 |
| 9 | Tregtan | 100.4 MHz | Radio Kukësi |
| 10 | Pogaj | 101.7 Mhz | Radio Tirana 1 |
| 11 | Arapaj | 102.2 MHz | Radio Tirana 1 |
| 12 | Çervenakë | 99,1 MHz | Radio Tirana 1 |
| 13 | Çervenakë | 100,7 MHz | Radio Tirana 2 |
| 14 | Çardhak | 91,7 MHz | Radio Tirana 1 |
| 15 | Pepellash | 100.2MHz | Radio Tirana 1 |
| 16 | Pepellash | 101.7 MHz | Radio Korca |
| 17 | Berat (Goricë) | 101,5 MHz | Radio Tirana 1 |
| 18 | Petresh | 95,4 MHZ | Radio Tirana 1 |
| 19 | Ishem | 95,4 MHz | Radio Tirana 1 |
| 20 | Lurth | 91.5 MHz | Radio Tirana 1 |
| 21 | Zvërnec | 99.8 MHz | Radio Tirana 1 |
| 22 | Shashicë | 103.9 MHz | Radio Tirana 1 |
| 23 | Llogora | 88,3 MHz | Radio Tirana 1 |
| 24 | Treblovë | 105 MHz | Radio Tirana 1 |
| 25 | Himarë | 90.5 MHz | Radio Tirana 1 |
| 26 | Gjirokastër Asim Zeneli | 100 MHz | Radio Tirana 1 |
| 27 | Përmet | 100 MHz | Radio Tirana 1 |
| 28 | Sopot | 107 MHz | Radio Tirana 1 |
| 29 | Mile | 93 MHz | Radio Tirana 1 |
| 30 | Konispol | 95 MHz | Radio Tirana 1 |
| 31 | Tarabosh | 92 MHz | Radio Shkodra |
| 32 | Çardhak | 89,5 MHZ | Radio Korça |
| 33 | Gjirokastër Asim Zeneli | 102,5 MHz | Radio Gjirokastra |
Për probleme në lidhje me transmetimin e paketës së kanaleve që transmetohen në rrjetin RTSH kontaktoni në qendrën tonë të kontollit me nr: +35542228444.
Formular aplikimi për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta
Formular vetëdeklarimi për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike
Formular deklarimi: Kandidat për Drejtor i Përgjithshëm i RTSH
Shpallet thirrja për garën e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH
Informacion për RTSH Tani
Prej pak ditësh shikuesve dhe ndjekësve të RTSH në aplikacionin RTSH TANI u kanë munguar kanalet e platformës digjitale të Radio Televizionit Shqiptar dhe kanalet e tjera që mbështeten në këtë platformë. Ditën e premte kanalet e listuara nuk shfaqen më për shkak se RTSH është duke kryer një proces përditësimi për përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë së tij.
Në saj të këtyre proceseve përditësuese të mirëmbajtjes dhe që synojnë përmirësimin e cilësisë së transmetimit, RTSH synon gjithashtu të shtojë edhe risi teknologjike që do ti vijnë në ndihmë dhjetëra e mijëra shqiptarëve që kanë instaluar aplikacionin OTT të RTSH-së në pajisjet e tyre elektronike.
Me përfundimin e tyre, mundësisht në një kohë sa më të shkurtër, RTSH TANI do të rikthehet me të gjithë funksionet e tij në aparatet celularë, tabletet e të gjithë pajisjet elektronike të shqiptarëve, më I mirë dhe me më shumë shërbime se më parë, për të ndjekur në kohë reale kanalet TV dhe Radio të platformës tonë digjitale dhe të gjithë kanalet e tjera private që mbështeten në të.