Guida TV

  • Mirëmëngjes Shqipëri

    Mirëmëngjes Shqipëri

    06:30 / Kohëgjatja: 210 Minuta

    Një program plotë dinamizëm, moderuar nga Sonila Agostini dhe Kristi Martiro, që sjell një panoramë të plotë të ditës që nis, ku ndërthuren lajmet më të fundit; lidhjet e drejtpërdrejta me të gjitha redaksitë e RTSH-së nëpër Shqipëri; bisedat në studio dhe rubrika informuese e tematike  mbi motin, horoskopin, sportin, kulturën dhe kuriozitetet, për të qenë të informuar duk u argëtuar.
  • Edicioni informativ

    Edicioni informativ

    08:00 / Kohëgjatja: 20 Minuta

  • Edicioni informativ

    Edicioni informativ

    10:00 / Kohëgjatja: 20 Minuta

  • Eja te ne

    Eja te ne

    10:30 / Kohëgjatja: 150 Minuta

    Programi që sjell dritë, energji dhe ide të reja për një jetë më të bukur. "Eja te ne", një format i gjallë, plot shije, ngjyra dhe frymëzim, ku kuzhina, shëndeti, dekoracioni dhe këshillat praktike, ndërthuren për t’i bërë ditët tuaja më të veçanta.
  • Çasti i duhur

    Çasti i duhur

    14:00 / Kohëgjatja: 120 Minuta

    Një udhëtim mes rrëfimeve personale, historive frymëzuese dhe atmosferës së gjallë të showbiz-it shqiptar. Në çdo episod, Fjodora Fjora sjell më pranë publikut personazhe të njohur e të dashur, të cilët hapin zemrën e tyre dhe rrëfejnë çastet që kanë shenjuar jetën dhe karrierën e tyre. Mes bisedave të ngrohta, argëtimit dhe elementeve të stilit modern të jetesës, “Çasti i duhur “ nuk është thjesht një program televiziv, por një përvojë, ku publiku ndjehet pjesë e çdo historie. Fjodora Fjora kthen intervistat në një takim të veçantë, pikërisht në “Çastin e duhur”. Do të shfaqen të pathënat, emocionet dhe magjia e të qenit vetvetja.
  • Edicioni informativ

    Edicioni informativ

    16:00 / Kohëgjatja: 30 Minuta

  • Telerevista sportive

    Telerevista sportive

    16:35 / Kohëgjatja: 25 Minuta

    E konceptuar në formën e një reviste televizive, kjo do të jetë dritarja juaj e përditshme, mbi të rejat më të fundit nga bota e sportit, në ekranin publik. Kronikat, intervistat, lajmet më të bujshme mbi sportin, ecuria e kampionateve, në vend e nëpër botë, të përmbledhura për të gjithë sportdashësit, nga e hëna në të premte, me Kevin Rrapaj, vetëm në RTSH 1 HD.
  • Në kohë reale

    Në kohë reale

    17:00 / Kohëgjatja: 120 Minuta

    Programi më i ri televiziv "Në kohë reale" do të përcjellë aktualitetin e përditshëm, teksa ngjarjet më pikante të ditës e jo vetëm, do të zbërthehen nga specialistët e fushës, të mbështetur me informacione në kohë reale, nga gazetarët tanë, drejtpërsëdrejti kudo nëpër Shqipëri. Mes temave sociale të trajtuara me kujdes dhe profesionalizëm, për të dhënë mesazhet e duhura tek audienca, siç është edhe misioni i RTSH-së, nuk do të mungojnë as personazhet frymëzues me rrëfimet e tyre ekskluzive.
  • Revista televizive

    Revista televizive

    20:00 / Kohëgjatja: 30 Minuta

    RTSH sjell një frymë të re në ekran me Revistën Televizive, tashmë me format të ri dhe më dinamik moderuar nga Arbër Hitaj! Nga e hëna në të premte, programi do të pasurohet me rubrikën e re “Tema e Ditës”, ku trajtohen aktualiteti, debatet sociale, zhvillimet politike dhe temat që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Me të ftuar nga fusha të ndryshme dhe analizë të thelluar, “Tema e Ditës” synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe informacioni për publikun shqiptar.
  • Trialog

    Trialog

    20:30 / Kohëgjatja: 90 Minuta

    Nën moderimin e Alba Alishanit, emisioni “Trialog”, ka për qëllim që të krijojë një platformë të thellë analitike dhe debati rreth zhvillimeve më të rëndësishme politike në vend, rajon dhe botë. Në një format dinamik dhe polemik, emisioni mbështetet mbi ballafaqimin e fakteve, ideve dhe argumenteve mes tri figurave të njohura të gazetarisë dhe analizës politike shqiptare. Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, tre gazetarë me përvojë në median vizive dhe atë të shkruar, do të afrojnë pika të ndryshme shikimi, për të njëjtën ngjarje, çka është një mundësi e shtuar për publikun, për t'u orientuar në rrjedhën e pafundme të informacionit dhe është një shans më shumë, për të mbërritur tek e vërteta.
  • Edicioni informativ

    Edicioni informativ

    23:00 / Kohëgjatja: 30 Minuta