187 mijë euro dëm qytetarëve përmes mashtrimit me call center, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një 35-vjeçar shqiptar, pjesë e një grupi kriminal, është ekstraduar nga Gjermaia.

Policia ka bërë me dije se 35-vjeçari, ishte pjesë e një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 mijë euro dëm.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i caktoi 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

35-vjeçari dhe persona të tjerë të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik.

“Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”.

Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Ëiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuteri”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme