36-vjeçarja shtatzënë humbi jetën gjatë rrugës nga Pogradeci drejt Tiranës, procedohen për neglizhencë 3 mjekë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë proceduar penalisht pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, e cila humbi jetën gjatë transportit për ndihmë të specializuar mjekësore. Policia ka referuar materialet në Prokurori për shtetasit B. D., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të tre me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas ekzaminimit nga tre mjekët, ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, por gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe autoambulanca është drejtuar për në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se 36-vjeçarja kishte humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar një hemorragji të brendshme, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga hetimet dhe ekzaminimet mjeko-ligjore.

Tre mjekët po hetohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor””, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme