90 vjetori i lindjes së Kadares, organizohet ekspozita me dorëshkrimet origjinale
Në vazhdën e aktiviteteve për 90 vjetorin e lindjes të Ismail Kadare, u organizua një ekspozitë në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit me disa objekte të rralla dhe dorëshkrime origjinale të shkrimtarit.
Mbrëmja u shoqërua me interpretime të prozës, poezisë, muzikës me tekste të Kadaresë, nga aktorët më në zë të vendit.
Ismail Kadare pati një ndikim thelbësor në ndërgjegjen kolektive shqiptare, i cili e ktheu letërsinë në një hapësirë reflektimi mbi pushtetin, frikën dhe identitetin.
Përmes alegorisë dhe mitit, ai arriti të thoshte të pathënën e një shoqërie të mbyllur, dhe i dha zë dilemave morale të individit përballë historisë duke sfiduar narrativat zyrtare, vlera të cilat e vendosin atë në radhën e shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë botërore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




