Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare, regjisori i shumë filmave në RTSH, Vladimir Kasaj

Regjisori i shumë filmave artistikë në RTSH, Vladimir Kasaj, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Zoti Kasaj lindi ne Tiranë më 12 tetor 1950. Dashuria e tij ishte kinemaja. Kishte shumë ëndrra dhe vinte me një informacion të kohës nga studimet në Rumani. E ndjente në punë me kolegët, me aktorët dhe me ekipin realizues të filmave.
Kreu dy vjet Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe pastaj vazhdoi tre vjet Insitutin e Kinematografisë në Bukuresht , Rumani. U diplomua në Insitutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe fill më pas punoi si asistent me regjisorin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti në filmin “Lulëkuqe mbi murë”.
Filmi i tij i parë u realizua së bashku me Spartak Pecanin , “Streha e re” – 1976; Kaloi si regjisor pranë RTSH-se duke u marrë fillimisht me ekranizimin e dramave dhe filma publicistike.
Në vitin 1978, xhiroi filmin e parë në mënyrë të pavarur , televizivin me dy seri “Ditët që sollën pranverën” si dhe “Një nate nëntori” – 1979. Përveç dramave dhe spektakleve televizive artistike në Televizion, xhiroi edhe 4 filma, ndër të cilët më i suksesshëm rezultoi “Rikonstruksioni” ne vitin 1989 i cili u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu” për regjinë më të mirë. Ndër filmat e tjerë, mund të kujtojmë “Inxhinieri i minierës” – RTSH, 1981 / “Flaka e maleve” (dy seri) – 1982, që dallohet për vlerat e spikatura regjisorjale , “Çanta e zeze” – 1984 me skenarin e Koco Devoles; Kino Komedia “Hapi sytë e zezë” – RTSH, 1984 / “Rrufeja nga mali” (telekomedi) – 1986 me skenarin e Pellumb Kulles.
Realizoi me dhjetëra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit, si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987 që nga përmasat ishte produksioni më i rëndësishëm i vitit.
Ka realizuar me sukses qindra emisione humoristike apo koncerte në natyrë, me aktorët tanë më të mirë të humorit dhe këngëtarët e mrekullueshëm të vendit tim. Ka pasur privilegjin të punoj me ajkën e artit Shqiptar, për të cilët ruan akoma kujtimet më te bukura, qe nga Luftar Paja, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Aleko Prodani, Ceken, Zef Deda, Gezim Kruja, Fadi Hasa, apo parodistët e Fierit dhe Vlorës. këngëarët tanë të mrekullueshëm, Vaçe Zela, Gaqo Cako, Avni Mula, Zeliha Sinën, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




