Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, Basha : Sinqeriteti, pika ime më e fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se pika më e fortë e tij si politikan është sinqeriteti. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, kryedemokrati tha:
“Qasja ime ndaj politikës prej ditës së parë që është sinqeriteti, ndershmëria dmth të të shoh në sy dhe të them atë që mendoj. Unë kam qënë gjithmonë i drejtëpërdrejt, nuk jam tkurrur kurrë që të marr përgjegjësit edhe për ato që kam arritur. Kurrë nuk jam dhënë pas cirkut, pas zhurmës për të fshehur apo për t’i bërë bisht përgjegjësive. As kur kam pasur përgjegjësit e drejtimit dhe as kur kam pasur përgjegjësit e opozitës. Kam qënë dhe mbetem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë me qytetarët. Fati më ka pajisur me një formim perëndimor në kuptimin e profesionit por edhe të kulturës politike.”- tha Basha në “Përballë”.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




