Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti vizitë dyditore në Tiranë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme z.Igli Hasani vjen në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Gjatë qëndrimit në Tiranë zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme z. Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferencën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




