Beteja kundër flakëve po vazhdon në Maqedoninë e Veriut me mbështetje ndërkombëtare

Në territorin e Maqedonisë së Veriut, sipas informacioneve të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, janë aktive 12 zjarre.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 23 janë shuar.
Ekipet e zjarrfikësve nga Serbia fqinje, si dhe nga Kroacia dhe Sllovenia, janë bashkuar për të shuar flakët në një përpjekje të koordinuar nga BE, pas kërkesave të Maqedonisë së Veriut.
Siç informon QMK, ende jan aktive zjarret në rajonin e Shtipit, Negotinës, Kavadarit, Velesit, Komunës së Novosellës, Çashkës, Rosomanit, Dollnenit.
Zjarret më kritike shuhen edhe nga toka ashtu edhe nga ajri.
QMK-ja, në shenjë falënderimi, u ka ndarë mirënjohje pilotëve nga Rumania, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët janë të kycur në operacionet për shuarjen e zjarreve.
Zjarret në Maqedoninë e Veriut kanë shkatëruar qindra hektarë pyje, kurse situatë më e rëndë paraqitet në Malin Serta.
Nga 14 korriku, Qeveria ka shpallur situatën e krizës, kurse në përballje me stuhitë e zjarreve janë inkuadruar Armata dhe Policia si dhe ndihmat që vijnë nga vendet e rajonit dhe jo vetëm.
Nga ana tjetër, metereologët paralajmërojnë për ulje të temperaturave ditore, por në orët e pasditës dhe mbrëmjes mbërrijnë periudha me mot jostabil që vende-vende do të jenë në formë të motit të lig të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, breshëri, shkarkimi elektrike dhe erë të fuqishme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




