Kryetari i Kuvendi, Gashi dhe ASH: Të hetohen kërcënimet ndaj deputetëve të BDI-së

Disa deputetë të Kuvendit në adresat zyrtare elektronike, më 23 korrik, kanë marrë mesazhe me përmbajtje kërcënuese – ka njoftuar MPB-ja.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi bëri të ditur se deputetët e BDI-së kanë marrë mesazhe elektronike me kërcënime nga një dërgues i panjohur, shkruan media vendas.
Gashi kërkon që institucionet kompetente të hetojnë incidentin dhe zbulojnë personat që qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve.
“Kryetari i Kuvendit dënon ashpër çdo formë kërcënimi, tentativë për dhunë apo nxitje për dhunë. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe liria e fjalës është e pacenueshme, ajo nuk duhet të kërcënojë lirinë e të tjerëve. Anonimiteti në dërgimin e mesazheve të tilla ose në mediat sociale mund t’i japë dërguesit ndjenjë mosndëshkimi, por duhet të pranojmë që institucionet tona janë aktive dhe të afta. Kryetari Gashi është i bindur se dërguesi do të identifikohet dhe sanksionohet”, thuhet në reagimin e kabinetit të kreut të kuvendit.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i koalicioni Aleanca për Shqëiptarët që dënon ashpër kërcënimet në adresë të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari në vend.
Heshtja dhe mosndëshkime i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim për personat që kësaj radhe kanë guxuar të kërcënojnë me shkrim, ndërsa nesër mund të guxojnë edhe të veprojnë.
Relativizimi i kërcënimeve të këtilla le hapësire për tu inkurajuar grupet kriminale dhe nacionaliste në vend.
Një motiv shtesë për këto veprime paraqet edhe qasja nacionaliste e Qeverisë, gjuha e ashpër që ka filluar të përdoret ndaj shqiptarëve edhe nga eksponentë politik maqedonas dhe indiferenca totale e partive shqiptare në Qeveri të cilët as këtë rast nuk e shohin të udhës ta dënojnë dhe të veprojnë institucionalisht.
Ftojmë organet e rendit që të zbardhin këtë rast, kërcënuesit të zbulohen dhe të sanksionohen dhe të dërgohet porosi që do të parandalojë dhunën sa është ende në fazën e retorikës verbale” – thuhet në kumtesën e AleancëS për Shqiptarët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




