Hungaria do t’i japë Maqedonisë së Veriut gjysmë miliardë euro kredi

Mickoski dhe Orban ranë dakord në Uashington për një bashkëpunim të veçantë ekonomik sipas të cilit Qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë euro me kamatë 3,25 për qind, për një periudhë 15 vjeçare. Përveç kësaj, vendi do të mund të aplikojë për mbështetje ekonomike shtesë.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë hungareze, zotin Viktor Orbán, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm. Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim të veçantë ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë maqedonase”, informoi Mickoski pas takimit.
Bashkëpunimi i veçantë ekonomik nënkupton që në të ardhmen, kur të ketë nevojë, Maqedonia sërish do të mund të marrë hua nga qeveria hungareze.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




