Qeveria e re e RMV drejt formimit, Mickoski pret të marrë mandatin një ditë para afatit

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot (5 qershor) se ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shtimin e ministrive të reja.

Në një prononcim për mediat, ai tha se janë gati ndarja e ministrive dhe shpallja e kabinetit, ndërsa theksoi se drejt përfundimit është edhe marrëveshja për ndarjen e pushtetit.

“Me propozimin për riorganizimin e Qeverisë, mes të tjerash parashikohet që të riorganizohet një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshijë Ministrinë e Ekonomisë dhe do i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistojë më, por do të krijohet Ministria e Sporteve. Do të kemi një ministri të re, Ministrinë e Administratës. Me këto ndryshime do të realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës, të përmirësojmë standardin e qytetarëve. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë ligj.

Pres që nesër presidentja të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë. Emrat e ministrave opinioni do t’i mësoj shumë shpejtë. Po bisedojmë edhe për eshalonin e tretë,” tha Mickoki.

Një ditë para skadimit të afatit, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, pritet t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Koha për dorëzimin e mandatit përfundon të premten, më 7 qershor, kur edhe nis afati njëzetditësh për formimin e qeverisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme