Qeveria e re maqedonase drejt formimit, gazetari Kryeziu zbardh për RTSH emrat e ministrave

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Në një raportim për RTSH-24, gazetari politik Fitim Kryeziu u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkupi se faktori shqiptar do të jenë përfaqësuar në 6 ministri gjithsej në kabinetin e ri të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kryeziu zbuloi dhe disa skenar që mund të ndodhin në krijimin qeverisë së re të dala nga zgjedhjet e 8 Majit.

Ai tha se marrëveshja mes  partive fituese  dhe përfaqësimi I shqiptarëve do të jetë në një nga tre dikasteret kryesore të vendit do jetë I përfaqësuar nga shqiptarët. 

Ndërsa për sa I përket përbërjes së qeverisë së re  kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kanë dakordësuar platformën se si do të veprojnë me koalicionin “VLEN”.

Duke ndarë më tej detaje, Kryeziu tha se gjithashtu partitë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 8 Majit në Maqedoninë e Veriut do të përfaqësohen dhe me tre zëvendësministra dhe 4 sekretar shtetëror. 

Gjithashtu ai theksoi se së shpejti do të ketë dhe një marrëveshje më nivelin tjetër qeverisës dhe ditën e premte besojmë që do të arrihet marrëveshja.

Ajo që mund të bëj me dije tha ai, me burime shumë të sigurta për RTSH-në mund të konfirmojë që ministri I Shëndetësisë do I takojë  Aleancës për shqiptarët, pjesë e koalicionit “VLEN” dhe me ngjasë do të jetë z. Arben Taravari.  Ministria e Kulturës do të drejtohet nga Lëvizja Besa si dhe ministria e ekonomisë.

“Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit do të ketë një postë të zv. Kryeministrit si dhe një ministër për qeverisje të mirë.  Ndërsa partia e Afrim Gashit (Alternativa) do ketë një ministri parësore. Shqiptarët do të kenë 6 ministri gjithsej në kabinetin e ri të qeverisë së Maqedonisë së veriut. Gjithashtu do të jenë 3 zv.ministra dhe 4 sekretar shtetëror.  Së shpejti do të ketë dhe një marrëveshje më nivelin tjetër qeverisës dhe ditën e premte besojmë që do të arrihet marrëveshja” u shpreh ai.

Duke komentuar zhvillimet e sotme që kulmuan me zgjedhjen e z, Afrim Gashi si kryetar Parlamenti, gazetari Kryeziu ndahu më shumë detaje duke theksuar se ka qenë një ditë shumë e ngjeshur me aktivitete politike.

“Zgjidhja e një prej liderëve të partive të koalicionit “VLEN” në krye të Parlamentit shënjoi kulmin e zhvillimeve të sotme. Nga ana tjetër në qendër të vëmendjes ishte dhe pozicionimi i frontit tjetër të partive politike shqiptare, të drejtuara nga BDI-ja.  Që në fillim të nisjes së seancës plenare ne si gazetar u shpreh Kryeziu  treguam interes për të mënyrën se si do të ishte pozicionimi i partive shqiptare por të gjithë deputetët ishin të rezervuar dhe ende nuk kishin marr asnjë qëndrim”.

Më tej ai tha se, kur është dashur të votohet për z. Gashi ka pasur kundërshtime të jashtëzakonshme të partisë distrikteve dhe të një partie ultra-nacionaliste Maqedonase e cila e ka quajtur kandidaturën e z. Gashi si një platformë kosovare.

“ VMRO-DPMNE-ja së bashku me partnerin e saj “Vlen” para disa vitesh kanë pasur platformën e Tiranës tashmë po largohen prej andej, sipas pretendimit të tyre, me platformën e Kosovës”

Edhe këtë herë Kreu i Parlamentit të MV të jetë shqiptar por është i habitshëm fakti i pozicionimit të  BDI-së dhe “Frontin Evropian”, u shpreh gazetari.

“Frontin Evropian disa çaste para se sa të votohej kandidatura e z. Afrim Gashi vendosën që të dalin nga seanca e kuvendit për të mos marr pjesë në procesin e votimit”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme