Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan të mërkurën për presidentin e vendit. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa ato u mbyllën në orën 19:00.

Pas mbylljes së votimit ka vijuar procesi i numërimit të votave. Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758 votues ishin të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë për president.

KSHZ doli në një konferencë për mediat duke vlerësuar se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe ka pas një pjesëmarrje relativisht të madhe të qytetarëve në votim.

Votimi do të vazhdoj në ato vendvotime ku është ndërprerë procesi me një orë. Pjesëmarrja e zgjedhësve në votim deri në orën 18:30 ka qenë 48,46%.

Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se në nivel të shtetit janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletëve të votimit, dy raste të grisjes së fletë votimit, 6 denoncime për ofrim të ryshfetit dhe 15 denoncime për propogandë. Në përgjithësi ai vlerëson se dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurt dhe demokratike.

“Gjatë ditës janë evidentuar më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me fotografimin e fletë votimit, paraqitje për agjitim në vendvotime dhe parregullsi të tjera të vogla, por nuk janë evidentuar incidente më serioze, që çojnë në prishjen e procesit zgjedhorë.”, deklaroi Toshkovski. /Portalb

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme