Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE kryeson sondazhet para së dielës

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Kandidatja konservatore, Gordana Siljanovska Davkova, përfaqësuesja e partisë kryesore opozitare VMRO-DPMNE, ka shanset më të mëdha për të fituar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut këtë të diel.

Sipas një sondazhi nga kompania IPIS, 24,6 për qind e të intervistuarve thanë se do të votonin znj. Davkova për kryetare shteti, kundrejt 14,4 për qind që u përgjigjën në favor të presidentit aktual, Stevo Pendarovski, përfaqësuesi i partisë në pushtet, LSDM.

Për sa i përket mbështetjes, pas dy rivalëve kryesorë renditen Bujar Osmani i “Bashkimit Demokratik për Integrim” me 7,0 për qind; kryetari i “Aleancës për Shqiptarët” dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari; dhe Biljana Vankovska me 3,5 për qind.

Krahasuar me muajin shkurt, vërehet një rritje e numrit të mbështetësve për Siljanovskën, si edhe për Pendarovskin – për Siljanovskën në shkurt u përgjigjën pro 20,2 për qind e të anketuarve, ndërsa për Pendarovskin 11,5 për qind.

Zgjedhjet e shtata për president të Maqedonisë Veriore do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet më 8 maj në rast balotazhi, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët maqedonas do të zgjedhin midis 7 kandidatëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme