Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, opozita zyrtarizon kandidaten, në garë dhe dy shqiptarë

Deputetja dhe profesorja e së drejtës kushtetuese Gordana Siljanovska- Davkova, u zgjodh kandidate për Presidente të Maqedonisë së Veriut nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Slogani i fushatës së saj është “Lidershipi që sjell ndryshime është i rëndësishëm.”
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj kanë punuar për katër vite dhe kanë dëshmuar se partia jonë është e vetmja alternativë e jashtëzakonshme evropiane”. – u shpreh kandidatja për presidente.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”.
LSDM-ja, në konventën partiake të së dielës miratojë kandidaturën e presidentit aktual Stevo Pendarovski për një mandat të dytë. Në garë për zgjedhjet e 24 prillit janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare me koalicionin “VLEN”.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më tani janë 11 kandidatë për president, 5 prej tyre kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Procesi zgjedhor po organizohet nga qeveria teknike me kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




