Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, gazetari nga Tetova: U thye një rregull i pashkruar

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Një ditë historike është kjo e diel (28 janar) për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar, ku Talat Xhaferit është mandatuar si kryeministër për krijimin e qeverisë teknike.

Në një lidhje direkte nga Tetova, gazetari Seladin Xhezairi tha për RTSH se është thyer një rregull i pashkruar që postet kryesore në Maqedoninë e Veriut ishin të rezervuara për maqedonasit.

Ai theksoi se promotori i thyerjes së këtij rregulli ka qenë fillimisht Ali Ahmeti i BDI-së.

“Deri para 6 apo 7 vitesh, ka qenë një si rregull i pashkruar që postet kryesore të vendit këtu janë të rezervuara për m maqedonasit, ndërsa këtë tabu e theu pikërisht zoti Ahmeti me vullnetin dhe durimin e tij për t’i vënë punët në  vijë. Shqiptarët, që nga luftërat ballkanike kanë qenë këtu dhe nuk kanë pasur ndonjë konflikt historik me maqedonasit.  Zoti Ahmeti dhe partia e tij është partia e vetme me hapësirat shqiptare që nuk ka pësuar humbje. Gjatë kësaj kohe, hiq çështjen e Kosovës për të cilën është angazhuar zëshëm BDI motoja e zotit Ahmetaj ka qenë integrimi sa më parë në strukturat euro-atlantike”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme