Veliaj uron Xhaferrin dhe Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e Maqedonisë së Veriut !

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferrin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. “Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme