Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Spiropali uron Xhaferrin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka uruar të shtunën Talat Xhaferin i cili është mandatuar si Kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Urime BDI-së dhe Kryetarit të saj Ali Ahmeti, të cilët jo vetëm besuan, por me largpamësi e bënë të mundur këtë arritje” shprehet Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
Mbi të gjtha dhe gjithçka, thekson ministrja, urime të gjithë shqiptarëve që nuk ndaluan kurrë së besuari në idenë e paqes, duke e bërë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave të vërteta europiane, të cilat në ditët e sotme janë të cënuara seriozisht.
“Shembuj si ky na bëjnë jo vetëm të besojmë, por edhe të jemi të sigurt se bashkarisht do ta bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e familjes europiane. Urime me zemër”, shprehet Spiropali.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




