Ali Ahmeti i sigurt: Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se nga 28 janari i vitit të ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ketë kryeministër shqiptar, duke e zbatuar marrëveshjen e koalicionit të partisë së tij dhe LSDM-së.
“Azgan, s’ka besoj. Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni”, tha mes të tjerash Ali Ahmeti.
Këto komente Ahmeti i bëri nga ceremonia e dekorimit me titullin Qytetar Nderi i Tropojës.
Manifestimi kryesor u mbajt në qytetin e Bajram Currit, shoqëruar me një program të pasur kulturor dhe artistik.
Ali Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka falënderuar të gjithë ideatorët për akordimin e këtij titull, teksa shton se nuk ka arritje më të madhe se sa realizimi i misionit kombtar që shqiptarët të jetojnë të lirë në trojet e tyre, me gjuhën dhe flamurin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




