Pendarovski: Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia V. në rrugën drejt BE-së

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Për shkak të situatave të brendshme politike, presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, sheh tani mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e tyre të përbashkët për në Bashkimin Evropian.

“Kam frikë që nuk mund të arrijmë një konsensus të brendshëm kombëtar për çështjet kryesore. Ne mund të argumentojmë për gjithçka, por NATO, BE janë interesi strategjik i vendit,” deklaroi presidenti Pendarovski.

Kreu i shtetit iu referua faktit se Maqedonia e Veriut ende nuk ka gjetur konsensus ndërpartiak për të miratuar ndryshimet kushtetuese për minoritetet, të cilat do të kënaqnin Bullgarinë për t’i dhënë vendit dritën jeshile për negociatat.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, deklaroi në një intervistë televizive se ujdia duhet të ishte arritur tashmë dhe debati pozitë-opozitë do duhet të shtyhet deri pas vizitës në fund të muajit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen).

“Unë jam realist i mirinformuar. Nëse do të ndodhte, diçka në parlament duhej të kishte ndodhur. Tetë individë (siç është e nevojshme për të arritur shumicën e dy të tretave) nuk mund të bien nga qielli. Unë nuk shoh asnjë tregues për një gjë të tillë. Të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE kanë nënshkruar deklarata se nuk do të votojnë për ndryshime në kushtetutë, megjithëse këto deklarata nuk kanë peshë ligjore,” tha Pendarovski.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme