Përurohet sot në Shkup busti i Nënë Terezës, merr pjesë Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Presidenti i vendit Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënë Terezës në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ceremoni, do të jetë e pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani, ku busti do trë vendoset në hapësirën e ambasadës së Kosovës në Shkup.
Përmes një njoftimi për mediat bëhet e ditur se kjo ceremoni pritet të ndodhë rreth orës 18:00.
Përveç Osmanit, të pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ndërkaq, po sot në Shkup do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Bërdo-Brijunit ku pjesëmarrës do të jetë edhe Presidenti e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.
Liderët pritet që të miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.
Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Samiti i Bërdo-Brijunit është një organizim i përvitshëm shumëpalësh në Ballkanin Perëndimor, i iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
Përgjatë dy ditëve, presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




