Presidenti Begaj takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjatë qëndrimit në Shkup, ku mori pjesë në Samitin e Bërdo Briunit, presidenti Bajram Begaj u takua me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Takime u zhvilluan me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjës Demokratike, Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.



Përgjatë bisedimeve, Presidenti Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.
Ai tha se kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




