Lideri i VMRO: Filloi ndryshimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Lideri i VMRO-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, komentoi rezultatet e zgjedhjeve vendore që sollën një fitore të koalicionit të tij por edhe vendimin e dorëheqjeve të kryeministrit Zoran Zaev.
Për të, nga sot “fillon ndryshimi në Maqedoninë e Veriut, një e ardhme e re”
Lideri i VMRO-së falënderoi aleatet, mes tyre edhe aleancën për Shqiptarët, dhe deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zgjedhjet vendore në Kosovë dhanë verdiktet e tyre në qytetet kryesore, që kanë konfirmuar në përgjithësi një fitore të kandidatëve të mbështetur nga VMRO-ja para atyre të LSDM-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




