Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Nuk kemi humbur, triumfojmë në raundin e dytë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan të dielën për zgjedhjen e drejtuesve të ri të pushtetit lokal. Rreth 50 për qind e qytetarëve morën pjesë në zgjedhjet që konsiderohen një test për qeverinë e koalicionit të drejtuar nga Zoran Zaev.
Qendrat e votimit u mbyllën në 19: 30, gjysmë ore më vonë nga afati i parashikuar. Sipas rezultateve paraprake, VMRO-DPMNE në opozitë ka fituar në një sërë komunash të vendit, por beteja për Shkupin do të vazhdojë në një raund të dytë.
Lideri i VMRO-DPMN-së, Hristian Mickovski flet për fitore të madhe ndërsa Zaev shprehet optimist se do të triumfojnë në raundin e dytë. në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, Zaev tha se në balotazh shkojnë 36 nga 80 komuna dhe qyteti i Shkupit.
Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë të tjera, tha se udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë. Sa i përket partive shqiptare, BDI, ka fituar në tre komuna atë të Lipkovës, Sarak dhe Plasnicës. /A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




