Tetova tri ditë zi kombëtare për ngjarjen tragjike në spitalin antiCovid-19

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e
jashtëzakonshme shpalli tri ditë zi kombëtare, pas ngjarjes tragjike të ndodhur dje në mbrëmje në spitalin antiCovid-19, ku humbën jetën të paktën 14 persona.

Këshilltarët i nderuan të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu dje spitalin antiCovid-19 në Tetovë.

“U shpreh ngushëllime të thella të gjitha familjeve duke e pasur parasysh se në
këtë tragjedi të gjithë humbëm vëllezër, motra, fqinj, bashkëqytetarë. Në mbledhjen e Këshillit u vendos të shpallen tri ditë zi kombëtare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet të cilat duhet ta bëjnë punën e tyre”, deklaroi kryetarja Teuta Arifi.

Për njerëzit të cilët mbijetuan nga zjarri Arifi tha se janë në gjendje të mirë, por nuk dihet numri i saktë i tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme