Tragjedia në spitalin e Tetovës, Kosova ofron të gjitha kapacitetet e FSK-së për në mbështetje të Shtabit Emergjent

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

Pas tragjedisë në Tetovë, Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.

Kujtojmë se një zjarr i madh ka përfshirë Spitalin e Tetovës ku trajtohen pacientët e prekur me koronavirus. Prokuroria ka konfirmuar 14 persona të vdekur, ndërsa thekson se deri tani asnjë personel mjekësor nuk është mes viktimave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme