Zjarri në spitalin e Tetovës nga shpërthimi i një bombole me oksigjen

Maqedonia e Veriut | 5 vite më parë

 

Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në strukturën spitalore Covid në Tetovë ka ardhur nga shpërthimi i një bombole me oksigjen. Lajmin e dha kreu i zjarrfikësve në Maqedoninë  e Veriut. “Shpërtheu bombola e oksigjenit, oksigjeni e ndihmoi zjarrin të përhapej. Me arritjen tonë dhe me intervenimin tonë, brenda 27-28  minutave arritëm të lokalizojmë dhe të vendosim në kontroll zjarrin”, tha ai.
Ndërkaq numri i viktimave mësohet se ka arritur në 14. Prokurorët urdhëruan autopsinë për trupat e pajetë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme