Maqedoni e Veriut, zjarr në një qendër tregtare në Strumicë

Maqedonia e Veriut | 6 vite më parë

Një zjarr që shpërtheu në katin përdhes të një qendre tregtare në qytetin e Strumicës në Maqedoninën e Veriut dhe u përhap brenda saj, u mor nën kontroll nga zjarrfikësit pas përpjekjeve disa orëshe.

Para mesnatës, qytetarët raportuan tek shërbimet kompetente në Strumicë se një flakë po ngrihej pranë qendrës tregtare “Global”, pas së cilës në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët u përpoqën për disa orë për të shuar zjarrin që po përhapej brenda ndërtesës.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, i cili shkoi në vendin e ngjarjes, tha se zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale. Ai theksoi se “fat në këtë aksident është që nuk ka viktima njerëzore”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme