Pendarovski: Këshilli i Sigurisë ka propozuar gjendjen e krizës përballë pandemisë

Maqedonia e Veriut | 6 vite më parë

Këshilli i Sigurisë i ka propozuar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës kombëtare, për një periudhë 30-ditore, njoftoi sot presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas një takimi të Këshillit.

“Situata e COVID-19 në vendin tonë është jashtëzakonisht serioze”, theksoi ai.

“Ajo është edhe më e rëndë se vala e pranverës dhe duhet të mendojmë për masa të reja të mundshme ose të shqyrtojmë efektet e atyre ekzistuese, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit”, shtoi Pendarovski.

Presidenti njoftoi se shpallja e gjendjes së krizës i mundëson Ligjit për Mbrojtjen dhe Ligjit për Ballafaqimin me Krizat që të ofrojnë mundësi më të gjera për mbështetje nga ushtria të institucioneve kompetente, para së gjithash, të institucioneve të shëndetësisë.

Sipas tij, kjo gjendje e lejon qeverinë të menaxhojë burimet e organeve shtetërore, ndërmarrjeve publike, komunave, si edhe të shoqërisë tregtare, që në këtë rast janë objektet shëndetësore private./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme