Rikthehet ne kinema “Agimi” ne Tirane. Qendra e Artit Agimi”, një hapësirë multidimensionale

Ka një lajm të mirë për të gjithë nostalgjikët e kinemasë “Agimi”, e cila tashmë hap dyert sërish për publikun, por kësaj radhe e rivitalizuar, si një qendër moderne multifunksionale.
Në hapësirën më të re artistike të qytetit, nuk do të shijojmë vetëm një film, por koncepti i ri me të cilin është ndërtuar “Qendra e Artit Agimi”, me disa salla të vogla, i jep mundësinë të gjithëve të rinjve të shfrytëzojnë këto ambiente edhe për ekspozita, vënien në skenë të pjesëve teatrale, koncerte, workshope, e një sërë aktivitetesh të tjera, që si kryefjalë kanë artin dhe kulturën.
Agjencia e Industrisë Kreative, e cila ka marrë përsipër rivitalizimin e kësaj ndërtese, është institucioni më i ri në varësi të Bashkisë Tiranë, i cili ka si qëllim kryesor zhvillimin e industrisë, sipërmarrjes dhe ekonomisë krijuese, si dhe ketë një ndikim pozitiv në fushën e artit, të filmit, kinemasë, arkitekturës, prodhimeve audio vizuale, të rekreacionit dhe të teknologjisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




