E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Koordinator: Sueda Sofija
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 22 27 512
Adresa: Rr. “Ismail Qemali”, nr.11, Tiranë
Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00
Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë
motivet. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit
origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në
përmbajtjen e dokumentit. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë
ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
1.Emrin dhe Mbiemrin e kërkuesit;
2.Adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
3.Përshkrimin e informacionit që kërkohet;
4.Formatin në të cilin preferohet informacioni;
5.Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të
kërkuar.
Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të
ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave
Administrative.
Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e
të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
1.Ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
- Ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur,
por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm
parashikon ndryshe.
Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik
kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48
orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
Nëqoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron
informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës,
ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet
kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij
të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese,
sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë
informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente
kur informacioni jepet në një format tjetër.
E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit
nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar.
Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë RTSH në adresën e-mail [email protected], dorazi
ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. “Ismail Qemali”, nr.11, Tiranë.
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar
Neni 24
Procedurat për shqyrtimin e ankesave - Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet
në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative. - Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit. - Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet
dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit
publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet
nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë
dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve. - Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr
vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi. - Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
vendos:
a) mospranimin e ankesës kur:
i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e
kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme dhe sipas rastit, propozimin për të deklasifikuar
informacion;
c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin. - Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Personale nuk merr vendim brenda afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e
drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
6/1. Autoriteti publik është i detyruar të zbatojë vendimin e Komisionerit kur ka urdhëruar
dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, me përjashtim të rastit kur
gjykata vendos pezullimin e zbatimit të tij. - Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të
Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë
4.2.1999,“Për Avokatin e Popullit”