Dita Botërore e Librit, Universiteti i Tiranës me veprimtari akademike dhe kulturore në çdo auditor

Kulturë | 1 vit më parë

Në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Universiteti i Tiranës ka organizuar veprimtari akademike dhe kulturore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Në çdo auditor janë zhvilluar prezantime të botimeve më të fundit, diskutime shkencore dhe aktivitete kulturore.

Në këtë ditë kushtuar librit, është vënë theksi te të drejtat e autorit dhe cilësia e librave.

“Një nga ditët e bukura, tashmë tradicionale të fakultetit. Në kremtimin e 23 Prillit, Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, libri studimor, produkte shkencore, kontributet e shumta që vijnë përmes studimeve, përmbledhjeve të ndryshme, përkthimeve të dobishme gjejnë hapësirën e tyre për tu promovuar”, u shpreh përgjegjësja e departamentit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Persida Asllani.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e leximit të librave. Gjithashtu, synon të nxjerrë në pah fuqinë e tyre dhe aftësinë për t’u dhënë lexuesve njohuri dhe vlera.

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit përforcon idenë se librat shërbejnë si dritare drejt botëve të ndryshme. Ajo inkurajon njerëzit e të gjitha moshave të kuptojnë vlerën e librit dhe të lexojnë më shumë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme