Takimi kulturor-letrar “Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani… në libër”

Kulturë | 1 vit më parë

“Nga libri në skenë dhe ekran, nga skena dhe ekrani… në libër” ka qenë ky projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili ka mbledhur në një takim kulturor-letrar dashamirës të librit, skenës dhe ekranit, si dhe autorë e botues.

Libri ka qenë gjithmonë një burim i pashtershëm për skenën dhe ekranin. U sollën fragmente të perlave të lirikës shqiptare të marra nga librat e autorëve më të mirë ndër shekuj, nëpërmjet interpretimit emocionues të aktorëve.

“Libri ka qenë gjithmon një burim i pashtershëm për skenën dhe ekranin. Pikërisht në qendër të këtij eventi ishte letërsia, teatri dhe skena, lidhja ndërmjet tyre,” tregon autorja Valentina Hysi.

Qëllimi i këtij takimi ishte të ngjallte dashurinë për librin, të nxiste leximin, kureshtjen dhe dëshirën për të lexuar e njohur autorë të shquar të letërsisë shqipe dhe asaj botërore, në mënyrë që të rritet interesi ndaj veprave letrare të hershme dhe të sotme, sidomos tek brezi i ri.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme