Shqetësues obeziteti te fëmijët e vegjël, ekspertët paralajmërojnë rreziqet shëndetësore
Obeziteti po kthehet në një nga problemet më serioze shëndetësore tek të rinjtë. Analizat e kërkuesit shkencor në “London School of Economics”, Arjan Gjonça për treguesit e obezitetit në Shqipëri tregojnë se tek fëmijët nën 5 vjeç fenomeni është kompleks
“Obeziteti është i vetmi tregues që vjen në rritje. Problem mbeten fëmijët nën 5 vjeç . Obeziteti tek fëmijët është problematik. Kemi edhe një fenomen dytësor që është i lartë dhe kemi analizuar shumë mirë ne në London School of Economics and Political Science që quhet fenomeni i fëmijëve të shëndetshëm dhe të shkurtër. Shkurtësia vjen si rezultat i mos ngopjes kronike, mos ngrënies kronike, pra të keq ushqyerit kronik. Kemi edhe obezitetin që vjen si rezultat i ndryshimit të dietës që janë kryesisht ushqime kalorike që nuk i kemi tonat si kulturë, siç janë burgerat, picat etj.“, u shpreh Gjonca.
Për ekspertët në shkencat e të ushqyerit, obesiteti ka brenda edhe kequshqim i cili mund të na çojë në patologji të tjera shëndetësore të brezave të ardhshëm
“Edhe personat që janë obezë mund të jenë të keq ushqyer, pasi mund të kenë mungesa të theksuara te vitaminave dhe mineraleve. Një nga problemet me emergjente të kohës sot është mungesa e vitaminës D, Edhe tek të rinjtë ku shoqata e nutricionistëve shqiptarë ka bërë një studim , kryesisht të grup moshat 18-30 vjeç, është evidentuar mungesë e theksuar e vitaminës D. Kjo është shumë e rrezikshme pasi jo vetëm nuk përthithet kalciumi në gjak por të çon drejt një patologjie tjetër që është osteoporoza. Për fëmijët e vegjël duhet pasur në vëmendje që po marrim sasinë e duhur të vitaminave si kalcium apo vitamina D përmes ushqimit pasi ndryshe, kur të rriten do të zhvillojnë osteoporozën . Kjo sepse masat kockore të trupit zhvillohen deri në moshën 18 vjeç. Nëse deri para kësaj moshe në formojmë kocka të shëndetshme , atëherë më vonë do të kemi më pak shanse për tu rrezikuar nga osteoporoza apo brishtësia e muskujve”, tha Angela Andreoli, Mjeke e përgjithshme, Specialiste në Shkencat e të Ushqyerit
Obeziteti dhe kequshqyerja janë premise të forta për një brez më të prekur nga sëmundjet kryesisht, diabet dhe hipertension ndaj mjeket këshillojnë vëmendje të lartë në ushqimet që u jepen fëmijëve.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




