Koçiu: Nga 1 gushti, recetë mjekësore e unifikuar për sistemin shëndetësor publik dhe privat
Në kuadër të rritjes së efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është miratuar receta e re mjekësore në formatin e ri unik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se nga data 1 gusht, receta mjekësore në formatin e ri unik, hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.
Koçiu prezantoi përmbajtjen dhe lehtësirat e recetës së re që do të sjellë për farmacistët dhe pacientët.
“Receta e re mjekësore krahas atyre standardeve me informacionet bazë ka të domosdoshme vendosjen e diagnozës. Kjo lehtëson farmacistët që të jenë më të qartë lidhur me ato barna të cilat do i jepen pacientit. Kjo është një garanci më shumë për të siguruar që pacienti po merr medikamentet e duhura nga profesionistët e duhur të shëndetësisë“, tha Koçiu.
Koçiu deklaroi se me formatin e ri, mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë, si dhe me përmbajtjen dhe të dhënat e kërkuara për plotësim, rritet me tej siguria e pacientëve në marrjen e barnave.
Formati i ri i recetës mjekësore ka edhe elementë të tjerë teknikë të rëndësishme si vendosja e emrit gjenerik të barit, tipi i recetës për pacientët me sëmundje akute apo kronike, si dhe vendosja e emrit dhe vulës së farmacistit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




